• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I harxhoi PARATE pa leje/ Babai shqiptar rreh për vdekje me sende të forta djalin 14-vjeçar
Home
Breaking News

I harxhoi PARATE pa leje/ Babai shqiptar rreh për vdekje me sende të forta djalin 14-vjeçar

24 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Kamenicë, është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Kamenicë se me datën 24 maj 2018, në orën 00:40, nga familjarët është sjellë pa shenja jete fëmija L. B., i lindur më 2004 nga fshatin Karaçevë e Poshtme.
Pas hetimeve të para në vendin e ngjarjes, nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës dhe prokurorit të Shtetit, dyshohet se si pasojë e dhunës fizike – rrahjes së ushtruar dhe goditjeve me mjete të forta, besohet shkop druri, nga i dyshuari – prindi i viktimës G. B., shqiptar, shtetas i Kosovës, lindur më 1958, fëmija ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë ngjarje në zyrat e Policisë rajonale në Gjilan, është sjellë i dyshuari i këtij rasti ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe në bazë të informatave të para, dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të datës 23 maj 2018, në njërën nga dhomat e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë. I dyshuari e kishte mbajtur viktimën në dhomën e njëjtë deri rreth orës 24:00 dhe pasi që i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, i dyshuari kishte vendosur ta dërgojë te mjeku me ndihmën e familjarëve të tij, mirëpo kur është dërguar në QKMF-Kamenicë, rreth orës 00:40, ka qenë tepër vonë dhe mjeku kujdestar ka mundur të konstatojë se fëmija është pa shenja jete. Sipas hetimeve të para, dyshohet se motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marrë të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij, transmeton Express.

Nga hetuesit e hetimeve rajonale janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e duhura hetimore në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti tronditës.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekoligjor në Prishtinë, ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, rasti është i klasifikuar si “Vrasje e rëndë”. Rasti është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NATA E MAGJISHME"/ Surprizat e ditëlindjes nuk mbarojnë për Anxhelën! Kësaj here shfaqet në...(FOTO)
Previous article Deputeti gjerman VIZITON Tiranën/ Zbuloni takime që zhvilloi me krerët e politikës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT