• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I GROPOSURI” NË LAÇ I VRAU TË BIRIN/ Babai i viktimës: Vrasësi ishte i lirë. Prokurori më tha më sill…
Home
Breaking News

“I GROPOSURI” NË LAÇ I VRAU TË BIRIN/ Babai i viktimës: Vrasësi ishte i lirë. Prokurori më tha më sill…

17 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Për Hamit Mehmetin, babain e viktimës Edmond Theodhori (Mehmeti), fakti që autori i vrasjes së të birit jetonte qetësisht në laç dhe askush nuk e arrestonte, ishte e papranueshme. Autori që i vrau të birin u gjet i ekzekutuar tre vite më pas, me një diferencë vetëm prej 5 ditësh (Edmondi i vrarë me 10 korrik 2015, ndërsa Hysa më 5 korrik 2018).

Hamit Mehmeti, babai i viktimës në Sarandë

I kontaktuar dje nga “Panorama”, teksa lajmi për ekzekutimin e 34- vjeçarit ende nuk ishte bërë i ditur, Hamit Mehmeti aludoi për një inskenim të mundshëm të zhdukjes së tij, por ai jep edhe detaje të tjera në lidhje me hetimin e vrasjes së djalit të tij 30-vjeçar. “Si është e mundur që denoncimi nga familja të bëhet ditën kur djali im mbushi tre vjet që ma kanë vrarë?

Eljon Hysa ka tre vite në kërkim ndërkombëtar. Kam kërkuar nga prokurori i çështjes, Ilir Hoxha, duke i thënë që vrasësi i djalit është në Laç, ndërkohë që ai më tha, më sill një foto të tij nëse është e vërtetë. Çfarë përgjigje është kjo? Unë s’jam polici, personin në kërkim e kërkon ai, pra prokurori, policia dhe shteti. Kjo është tallje me fatkeqësinë time, që më shqetëson shumë. Shpeshherë i bëj pyetje vetes: Ç’ka bërë policia këto tre vjet? Ç’ka bërë policia për Eljon Hysën, që e ka në proces gjyqësor?

Se personat që bënë vrasjen atë natë të 10 korrikut 2015, janë të gjithë të identifikuar”, u shpreh dje në orët e paradites Hamit Mehmeti, teksa i mëshoi faktit se nuk e besonte vrasjen e mundshme të Eljon Hysës. Ai deklaroi se vetëm rreth një muaj më parë kishte qenë vetë te Krimet e Rënda në Tiranë, ku kishte denoncuar gjithçka ka ndodhur me hetimet e dobëta, sipas tij, të bëra në Sarandë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Vettingu po ecën shumë mirë”/ PD i përgjigjet komisionerit Hahn: Të kanë gënjyer
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Drita i jep lamtumirën Championsit, por jo Europës, ja rivali i radhës!

F.autor

Postime të ngjashme

"RAMËN DO TA BËJMË..."/ Qytetari bën “varëse” me bombat me gaz lotësjellës: Ka lekë të blejë këto nga serbi... Aktualitet

"RAMËN DO TA BËJMË..."/ Qytetari bën “varëse” me bombat me gaz lotësjellës: Ka lekë të blejë këto nga serbi...

“Miami New Times”: Si u vu Artur Shehu në qendër të polemikave për tokën e Kushner Aktualitet

“Miami New Times”: Si u vu Artur Shehu në qendër të polemikave për tokën e Kushner

DY VALIXHE PLOT ME KANABIS/ Tentuan të kalonin rreth 50 kilogram drogë nga Rinasi, përfundojnë në polici Aktualitet

DY VALIXHE PLOT ME KANABIS/ Tentuan të kalonin rreth 50 kilogram drogë nga Rinasi, përfundojnë në polici

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT