• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I GODITI RRUFEJA/ Traktori u përfshi nga flakët, gruaja vdiq në vend. Ja ç’ndodhi në Dajç
Home
Breaking News

I GODITI RRUFEJA/ Traktori u përfshi nga flakët, gruaja vdiq në vend. Ja ç’ndodhi në Dajç

18 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I goditi rrufeja ndërsa lëviznin me traktor, vdes gruaja, dy burra plagosen rëndë. Një rrufe ka goditur tre persona në fshatin Suka të njësisë Dajç në Shkodër. Një prej tyre ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të tjerët kanë mbetur të plagosur.
E vdekur mbeti Veronika Luka, 53 vjeçe ndërsa bashkëshorti i saj Cin Luka 50 vjeç dhe Ndok Vija 60 vjeç kanë mbetur të plagosur. Pak minuta pas goditjes, në vendin e ngjarjes mbërriti ambulanca e Spitalit Rajonal të Shkodrës, duke bërë të mundur transportimin e dy personave të plagosur për t’i dhënë ndihmën e parë.

Tre personat, viktima dhe dy të tjerët që mbetën të plagosur, po punonin me një traktor kur papritur një rrufe ka shkrepur nga qielli. Fuqia e elektricitetit ka bërë që traktori të përfshihet nga flaka menjëherë, ndërsa 53- vjeçarja Veronika Luka nuk ka arritur ta përballojë atë goditje të fortë.

Vetëm pak momente ka mjaftuar që koha të ndryshojë duke bërë që në mes të arës në Suka të shkrepë rrufeja duke sjellë këtë ngjarje të rëndë. Tre personat po transportonin ushqim për bagëtitë nga ara drejt banesave të tyre në momentin kur ka rënë rrufeja.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa prej familjarëve të tre personave, por edhe bashkëfshatarë të tjerë për t’u ardhur në ndihmë. Sapo janë njoftuar se çfarë ka ndodhur, të gjithë janë angazhuar për të shkuar aty dhe për të dhënë ndihmën e tyre. Megjithatë 53- vjeçarja Luka ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

Kjo ngjarje ka shkaktuar dhimbje të madhe te të gjithë, ndërsa nuk ishte dëgjuar më parë në atë zonë që rrufeja të godasë tre persona përnjëherësh. Në vendngjarje mbërriti edhe grupi hetimor i Policisë Vendore të Shkodrës. Pas këqyrjes së trupit të viktimës menjëherë është bërë e mundur transportimi drejt morgut të Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas lajmit se Beogradi mund të njohë Kosovën, ushtria ruse drejt Serbisë
Previous article Çiljeta sapo na zbuloi ndërhyrjen që nuk e dinim dhe qenka bërë pishman (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm Aktualitet

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh” Aktualitet

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT