• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I gjithë planeti u shkund për 20 minuta, por askush nuk ndjeu gjë
Home
Mister

I gjithë planeti u shkund për 20 minuta, por askush nuk ndjeu gjë

29 November, 2018 Isa.Autor Mister

Anomalia e çuditshme habit shkencëtarët.

Më 11 Nëntor, i gjithë planeti u shkund përreth 20 minuta, por asnjë njeri nuk ndjeu asgjë. E ndonëse shkencëtarët janë në dijeni që ndodhi, ata nuk kanë asnjë ide se çfarë mund të jetë. Ngjarja sizmike nisi rreth orës 10:30, 24 kilometra nga Mayotte, ishulli francez që ndodhet pranë Madagascar-it, në bregun juglindor të Afrikës.

Valët sizmike udhëtuan deri në Kili, Zelanda e Re dhe Kanada, e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shtetin e Hawaii.

Duke folur për National Geographic, Göran Ekström, sizmiolog në Universitetin e Kolombias tha: “Nuk besoj se kemi parë ndonjëherë më parë diçka të tillë. Kjo nuk do të thotë se pas saj fshihet diçka e mirë”.

Tërmetet normale janë jetëshkurtër. Ato prodhojnë lëkundje të papritura dhe zakonisht zgjasin disa sekonda. Kjo pasohet nga lëvizje të tjera që mund të zgjasin më shumë.

Nga lëkundjet sizmike prodhohen 3 lloje valësh. Një tërmet zakonisht do të shkaktojë fillimisht sinjale që udhëtojnë shpejt, të njohura si Primare, ose valë P, që pasohen nga valë relativisht të gjata në frekuencë, Sekondare, ose valë S.

Të tretat janë valë të gjata periodike, që udhëtojnë nëpër glob, pas një tërmeti të fuqishëm. Teksa kjo lloj vale i afrohet më shumë sinjalit misterioz të ardhur nga Mayotte, në ishull nuk u regjistrua asnjë tërmet që mund të shkaktonte një frekuencë kaq të ulët e të çuditshme.

Megjithatë, ngjarja në Mayotte shkaktoi një sinjal çuditërisht monoton dhe të ulët frekuencash, duke i bërë edhe më shumë kureshtarë shkencëtarët. Vala ishte një ngjyrëshe dhe zgjati rreth 17 sekonda, totalisht ndryshe nga valët “e zhurmshme” të emetuara nga tërmetet standarde.

Pjesa më e madhe e teorive e drejtojnë gishtin në një aktivitet sizmik që tronditi Mayotte në Maj të vitit të kaluar, ku qindra tërmete të regjistruara në një zonë në det të hapur, ndodhën pikërisht në lindje të epiqendrës së lëkundjeve të 11 Nëntorit.

Megjithatë kohët e fundit në këtë zonë nuk janë regjistruar tërmete dhe frekuenca e aktivitetit sizmik është ulur. Pikërisht kjo i ka bërë edhe më konfuzë ekspertët, që po hetojnë fenomenin misterioz.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Hyka ndërpret kontratën me San Jose, pikëpyetje mbi të ardhmen
Previous article "VDES" TË LUAJ ME RONALDON/ "YLLI" I REALIT: Asgjë nuk është e pamundur...

Isa.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT