Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja tragjike e orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme në qytetin e Vlorës ku flakët i morën jetën dy personave.
Si pasojë e zjarrit që shkrumboi një banesë në lagjen “1 Maji” kanë humbur jetën nënë e bir, Selkie dhe Novruz Hoxhallari, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç.
Familja Hoxhallari prej vitesh kishin ardhur nga Maliqi i Korçës dhe jetonin në Vlorë. I afërmi i tyre ka treguar tmerrin pas ngjarjes tragjike.
“I gjetëm dy trupat e karbonizuar, në trupin e Novruzit u gjet edhe një cigare,” është shprehur ai.
Nga dyshimet e para thuhet se banesa u përfshi nga flakët për shkak të kontaktit të rënë nga rrjedhja e bombolës me sobën me dru.
***
I afërmi: Shkak bombola e hapur, rridhte gaz kur u futëm
Djali i hallës së Olsi Hoxhallari tregon se vikimat jetonin prej 15 vitesh në Vlorë. Ai thekson se kur janë futur në banesë në orët e para të mëngjesit kanë parë që nga bombola e gazit rridhte ende, çka sipas tij është bërë shkak për humbjen e jetës së Selkie Hoxhallarit dhe djalit të saj 43 vjeçar Olsi Hoxhallari.
“I gjetëm të dy të pajetë rreth orës 04:00 të mëngjesit pasi banesa ishte përfshirë nga flakët. Shkak ka qenë bombola e cila ka qenë e hapur gjithë natën. E gjetëm duke nxjerrë gaz kur jemi futur. Kemi 15 vjet që kemi ardhur në Vlorë”, tha djali i hallës së Olsi Hoxhallarit.
Nga ekspertiza e parë kryer nga grupi hetimor konfirmohet se dy personat kanë humbur jetën si pasojë e një cigareje të ndezur dhe rrjedhjes së bombolës së gazit ç’ka ka shkaktuar flakët e djegien e dhomës dhe dy personave.
Familjarët konfirmojnë se familja Hoxhallari jetonte prej 15 vitesh në Vlorë ndërsa kishin ardhur nga Korça.
Olsi jetonte kryesisht në Greqi ku edhe punonte. Ai ishte i martuar dhe prind i një djali.