• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I FUTET LETRAVE DHE ARISTOKRACISË/ Nard Ndoka tregon një fabul që s’e kupton as vetë
Home
Politikë

I FUTET LETRAVE DHE ARISTOKRACISË/ Nard Ndoka tregon një fabul që s’e kupton as vetë

31 May, 2019 F.autor Politikë

A blihet çdo gjë me para?! Menaxheri i kompanisë Coca Cola thërret studentin më të mirë në botë, i cili kishte mbrojtur doktoraturën. Çdo gjë në këtë botë blihet me dollar. Një gjë, që nuk blihet më dollar, blihet me më shumë dollarë. Në këtë takim i kërkon një mision marketingu në emër të kompanisë më të madhe në botë, që në librin e shenjtë, në Bibël, të ndërhyhej për një ndryshim fare të vogël dhe për këtë i ofron në dispozicion buxhet pa limit. Ky student i emëruar tashmë, si më i miri në botë, merr përsipër kryerjen e këtij misioni.

Paraqitet në Shtetin e Vatikanit dhe fillon lobingun, me drejtues të lartë, kardinalë, drejtues të bankës, zyrtarë të shtetit, ku arrin të krijojë një shumicë absolute në klonkavën e Vatikanit. Në projektin final shkruhet fjala e zëvendësimit nga “bukën tonë të përditshme falna sot”, të bëhej “Coca Colën tonë të përditshme falna sot”, projekt që sipas lobingut pritej të miratohej në vendimin final, ku Papa, ishte firmëtari për fuqi ekzekutive.

Në pjesën finale, komisioni i lartë që shërben pranë Papatit, nxjerr udhëzimin dhe referencat finale: “Bibla përfaqëson historinë e njerëzimit, sakrificat, qëndresën, besimin, krishtërimin dhe vazhdimësinë, në këto kushte pezullon çdo tentativë për ndryshim”.

Misioni mbyllet, pa suksesin e premtuar nga lobingu marramëndes i zhvilluar në fshehtësi të plotë. Në fund studenti i emëruar, kthehet tek kontraktuesi, menaxheri i kompanisë, duke i deklaruar dështimin. Menaxheri e pyet, se çfarë mendonte se nuk funksionoi në misionin e tij?

“Nuk arrita të zbuloj shifrën që kishin paguar furrat e bukës për atë paragrafë në Bibël”,-i përgjigjet studenti.

Pra, nuk mundi të pranojë dështimin mbi mbrojtjen e doktoraturës së tij, se çdo gjë blihet me dollarë!

Edhe Kryeministri ynë, ka “lobuar” në komisionin teknik në BE për katër vite rresht, për raport progresin për hapjen e bisedimeve, të cilin pothuajse e ka shkruar vetë, madje edhe shtatë pikat kritikuese për LGBTI.

Por nuk arriti të kuptojë, sa i madh duhej të ishte “lobingu” për vendimarrje tek Qeveria politike e BE-së, që përbëhet nga ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse.

Morali: Jo çdo gjë mund të blihet me para!

Bashkimi Europian ka një “bibël” rregullash, që nuk mund t’i blejë asnjë lobues i korruptuar në asnjë cep të globit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO TË NISË STËRVITJEN NË "CAMP NOU"/ Befason De Ligt: Ja kundërshtari më i fortë me të cilin jam përballur
Previous article E TMERRSHME/ Zjarrfikësi sulmon me acid të fejuarën e tij (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT