• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I FSHEHE ATO? SE MUA …”/ Hajdutët që u kapën me “PRESH NE DORE” falë një TELEFONATE, nga grabitja e Kamzës deri tek… (FOTO)
Home
Breaking News

“I FSHEHE ATO? SE MUA …”/ Hajdutët që u kapën me “PRESH NE DORE” falë një TELEFONATE, nga grabitja e Kamzës deri tek… (FOTO)

21 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi kanë tentuar të grabisnin banesën e një 37-vjeçari në fshatin Rëmenjë të Pogradecit.
Ka qenë pikërisht TELEFONATA e një qytetari, që bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 42 vjeçarit Erjon Ibi i cili në bashkëpunim me një tjetër shtetas tentoi të vidhte një banesë. Policia ka sekuestruar si provë material bizhuteritë e vjedhura në banesë.

AlpeNews.al ju sjell të gjitha rastet kur denoncimet e rasteve nëpërmjet telefonatave dhe ragimi në kohë i policisë , kanë çuar në zbardhjen dhe “kapjen” e autorëve të shumë ngjarjeve.

Një ngjarje tragjike ndodhi në Kamëz ku gjatë një grabitjeje, u vra pronari i një dyqani dhe u plagos gruaja e tij.  Policia arriti të zbardhë ngjarjen dhe të prangosë dy autorët e krimit të rend falë TELEFONATËS që njëri nga autorët (Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hodo) i bëri bashkëpunëtorit të tij pas grabitjes duke i thënë “A i fshehe ato se mua me morën në pyetje”. Pas kësaj telefonate policia arriti synimin për të siguruar provën e pakontestueshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Hajde se mbaroi”. Kjo ka qenë telefonata e bërë mes dy të pandehurve Neim Avdulaj dhe Admir Çerpja, vetëm dy ditë pas grabitjes së 3.8 milionë dollarëve më 3 dhjetor 2015 në Bankën e Rinasit. Në banesën e Neimit kishte shkuar një person i quajtur A. (pa gjeneralitete të plota) dhe i ka dhënë 5 çanta me lekë.
Menjëherë pas kësaj, nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se Neim Avdulaj ka marrë në telefon Admir Çerpjan dhe i ka thënë:
“Hajde se mbaroi”.
“Kemi lëvizje sot”.
“OK, në rregull
“Doli vajza”
Telefonatat dhe mesazhet edhe pse të koduara midis grupit i kanë fundosur ata deri në zbardhje të plotë të ngjarjes.

Në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen “29 Nëntori” Fier, pranë banesës së shtetasit Minella Muça, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtepisë duke thyer drynin e derës. Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë. Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët 37 vjeç është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Një 23-vjeçar së bashku me një mikun e tij kanë hyrë në një hotel- restorant në zonën turistike të Dhërmiut, dhe kanë tentuar të vjedhin me forcë kasafortën, ku ishin futur të gjitha paratë e biznesit.
Mirëpo, ata janë diktuar nga administratori i biznesit, i cili menjëherë ka telefonuar policinë.

23-vjeçari Mateo Ramo është kapur në flagrancë nga policia teksa tentonte të hapte kasafortën, duke përfunduar në prangat e policisë, ndërsa grabitësi tjetër ia ka mbathur ende pa ardhur uniformat blu.
një nate arriti të kryej 2 grabitje në kazino dhe u prangos në tentativën e tretë.

AlpeNews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mesfushori i Chelsea/ Mbape është lojtari më i mirë në botë, unik dhe...
Previous article ENTUZIAZËM DHE BESIM/ Flet presidenti i ri i Milanit: Është një nder të drejtoj kuqezinjtë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT