• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I FËRSHËLLENTE POSHTË SHTËPISË”/ Babai i minorenes së abuzuar: E ngacmonte që në klasën e 6-të, bëri si gangster dhe shpërndau videon
Home
Aktualitet
Kronikë

“I FËRSHËLLENTE POSHTË SHTËPISË”/ Babai i minorenes së abuzuar: E ngacmonte që në klasën e 6-të, bëri si gangster dhe shpërndau videon

1 June, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Flet babai i minorenes së përdhunuar nga roja i shkollës, njëherësh fqinji i saj. Dëshmia e rëndë e babait të 15-vjecares së përdhunuar nga 65-vjecari, Abas Doku është siguruar për “BalkanWeb”.

I ati thotë se Abasi ia ka ngacmuar të bijën që kur ishte e vogël, në klasë të gjashtë, por për përdhunimin e ka marrë vesh pasi fqinji i tyre shpërndau videon.

“Me historinë e abuzimit me fëmijën tim jam njohur 6 muaj më parë nga fqinjët pasi nisën të qarkullojnë videot. Ndërsa vajzën time ai e ka ngacmuar që kur ka qënë në klasën e 6-të. I hidhte fjalë. Kam shkuar kam folur me bashkëshorten e Abazit dhe me djalin. U kam thënë më ngacmon vajzën po ata thoshin është e vogël. E shihja dhe vetë që i jepte karamele dhe fërshëllente poshtë shtëpisë”,- tha ai.

Babai shtoi ndër të tjera se: “Vajza nuk e pranonte që kishte kryer marrëdhënie sepse kishte frikë. Me pas iu rrëfye të ëmës. Ndërsa Abazi për të më ulur mua dhe për tu dukur si gangester ia shpërndau videon gjithë Babrroit. Dua që shteti të veprojë dhe drejtësia ta ndëshkojë”.

Ngacmimet dhe përndjekjet e rojes së shkollës, Abaz Doku ndaj vajzës kanë nisur 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.

Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”.

Pas këtij episodi vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes.

Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka cuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjec. Aparatet celulare të 65 vjecarit dhe 20 vjecarit janë sekuestruar nga policia në cilësine e provës materiale.

Fillimisht është bërë shoqërimi i 65 vjecarit në komisariatin nr. 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë transfetimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr. 5 ku është bërë përgjimi ambjental i tyre dhe ka rezultuar se 65 vjecari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe për 20 vjecarin ka prova të pa kundërshtueshme të abuzimit me të miturën.

Ndërsa 2 minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjec kanë thënë se kanë njohje me vëllain e vajzës, e kanë shok dhe se nuk e kanë shantazhuar por vetëm i kanë thënë se kanë dijeni për videon e saj intime.

Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendres ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen.

(m.a/BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS HISTORISË SHOKUESE NË KAMËZ/ Prindërit e një vajze të mitur në Vlorë denoncojnë 67-vjeçarin: E ngacmoi seksualisht
Previous article OFL ZBARKON NË BERAT DHE POLIÇAN/ Kërkon pasurinë e 4 të dënuarve për shfrytëzim prostitucioni e organizatë kriminale (EMRAT)

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT