• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DOGJI VJEHRRIT SHTËPINË ME BENZINË/ Detajet: 30-vjeçari i kishte dhënë vëllait djalin e sapolindur por…
Home
Breaking News

I DOGJI VJEHRRIT SHTËPINË ME BENZINË/ Detajet: 30-vjeçari i kishte dhënë vëllait djalin e sapolindur por…

29 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Elbasanit arrestoi një 30- vjeçar, i cili pas një debati familjar me vjehrrin e tij, i vuri flakën banesës së këtij të fundit.

Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë, por vetëm në fundjavë u zbulua se kishte qenë lindja e djalit të tij shkaku që u bë sherr me vjehrrin. Burime të Policisë bënë të ditur se 30- vjeçari Ç. Kasa, nga fshati Reçan, shumë afër Elbasanit, dogji shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së tij në mënyrë të qëllimtë, pas një debati që kishte nisur menjëherë pas lindjes së djalit të 30-vjeçarit.

DEBATI

Sipas të dhënave nga grupi i hetimit që është marrë me ngjarjen, 30-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një vajzë rreth 4 vjeçe dhe djalin e sapolindur. Vëllai i tij, për arsye natyrale, nuk shtohej dot me fëmijë dhe për këtë arsye Kasa i kishte premtuar se do t’ia jepte atij fëmijën e dytë që do të lindte.

Dhe kështu u bë. Fëmija e dytë lindi djalë dhe që në maternitet, 30- vjeçari ia dhuroi vëllait të tij, duke hequr dorë nga atësia. Por, pa kaluar 40 ditë nga lindja e djalit, duket se nisën pakënaqësitë nga familja e prindërve të nuses së tij. Burime nga fshati bëjnë të ditur se Kasa ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij për të pirë një kafe, por ky i fundit e ka pritur keq dhurimin e nipit të tij, aq më tepër pa iu marrë miratimi.

“Mos ia jepje djalin vëllait, por bëje një fëmijë të tretë, pasi djali ishte trashëgimtari i shtëpisë tënde”. Ky ka qenë filli i bisedës, i cili më pas ka përfunduar me debat nga ana ana e 30-vjeçarit, i cili ka këmbëngulur në të tijën, se nuk ishte pishman për veprimin që kishte kryer.

“Bëj fëmijë tjetër, nuk kam bërë mëkat që mbusha shtëpinë e vëllait tim”, i është drejtuar dhëndri. Por debati me fjalë është acaruar, pasi vjehrri e ka akuzuar atë se kishte vendosur kundër vullnetit të së bijës. E gjithë këmbëngulja e 63-vjeçarit M.S. për fëmijën ishte edhe për faktin se ai nuk kishte pasur djalë vetë dhe lindja e një nipi kishte qenë një gëzim i madh për të dhe të shoqen. Ai është befasuar kur ka mësuar se nipi i sapolindur do të rritej me prindër të tjerë dhe jo nga e bija dhe dhëndri i tij.

DJEGIA E BANESES

Pas debatesh, 30-vjeçari ka marrë në oborrin e shtëpisë një bidon me benzinë dhe i ka vënë flakën shtëpisë së vjehrrit, duke i thënë se ai nuk ka të drejtë të ndërhyjë në familjen e tij. I moshuari bashkë me gruan e tij kanë dalë menjëherë jashtë dhe fatmirësisht kanë shpëtuar nga flakët, ndërsa banesa e tyre është djegur. Banorët e fshatit kanë parë zjarrin dhe kanë lajmëruar menjëherë Policinë. Kjo e fundit bashkë me zjar rfikëset mbërritën në vend, por dëmet në banesë kanë qenë të konsiderueshme. Ndërkaq, pas marrjes në pyetje të palëve, blutë arrestuan të riun për shkatërrim prone dhe dhunë në familje.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi Ç. Kasa, 30 vjeç, banues në fshatin Reçan, Elbasan, pasi në fshatin Reçan, në konflikt e sipër për motive të dobëta me vjehrrin, shtetasin M.S., 63 vjeç, i ka vënë zjarrin banesës së vjehrrit. Si pasojë e flakëve është djegur plotësisht banesa e shtetasit M.S. Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’ dhe ‘Dhuna në familje’, të parashikuar nga nenet 151/ 2, 130/a të Kodit Penal”, bëri të ditur Policia e Elbasanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Presidentja kroate: Epokë e re optimizmi në Kroaci, shumë njerëz...
Previous article Rekordi i Werder Bremen, firmos për të pestën herë me "gjyshin" e sulmit

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT