• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DOGJËN MAKINËN NË SHKODËR/ Kush është pronarja e mjetit dhe e një lokali bastesh (EMRI)
Home
Breaking News

I DOGJËN MAKINËN NË SHKODËR/ Kush është pronarja e mjetit dhe e një lokali bastesh (EMRI)

19 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gruaja te ciles i dogjen makinen naten e te martes ne Shkoder eshte pronare e një lokali bastesh në kete qytet.

Untitled-4

Persona ende të paidentifikuar e kanë spërkatur automjetin me benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën, duke e dëmtuar pjesërisht. Paraprakisht, Policia ka dyshime se ngjarja mund të ketë motiv konkurrencën, por nuk përjashtohet as pista e një hakmarrjeje të mundshme nga ndonjë person që ka humbur sasi lekësh në pikën e basteve sportive. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, nuk përjashtohet as pista e ndonjë konflikti personal të vetë pronares, ndonëse nuk ka asnjë provë rreth kësaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vojo Kushi” rreth orës 01:30. Policia vendore e Shkodrës ka marrë një telefonatë në sallën operative se një mjet ishte në flakë. Menjëherë në vend mbërritën blutë, por edhe forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve. Sipas të dhënave të Policisë, mjeti tip “Ford” me targë AA 368 RA, ka qenë i parkuar në anë të rrugës “Qemal Draçini”, kur persona ende të paidentifikuar e kanë spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i kanë vënë flakën me qëllimin për ta djegur.

makina

Sipas burimeve, makina në fjalë është në pronësi të shtetases Arjana Lukaj, nga fshati Stajkë i Bashkisë Vau Dejës, por prej disa kohësh ajo jetonte në një pallat në lagjen “Vojo Kushi”, shumë afër vendit ku u dogj makina e saj. Shtetasja Arjana Lukaj është marrë në pyetje nga Policia dhe ajo në deklaratat e para pretendon se ngjarja është e qëllimshme. Sipas saj, persona që ende nuk i di se kush janë i kanë vënë flakën makinës së saj, me qëllimin për t’i dhënë një mesazh kërcënues.

Kjo ngjarje, sipas pronares së makinës mund të ketë lidhje me biznesin ku ajo është e përfshirë, një lokal dhe baste sportive në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër. Për Policinë, pronarja e mjetit ka dhënë disa versione sa u përket arsyeve të djegies së makinës së saj, por pa përmendur emra konkretë personash.

makina1

Në këtë mënyrë, Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Pas vënies së flakës me benzinë është njoftuar reparti zjarrfikës dhe Policia e Shkodrës. Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve tek makina e djegur pjesërisht me benzinë.

Policia po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë. Blutë ndërkaq shoqëruan rojën e një objekti aty afër për ta pyetur, por ai tha se nuk ka parë asgjë nga ajo çfarë ka ndodhur.

Untitled-5

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRBOHET DE GEA/ Asnjëherë nuk i dëgjoj GJËRAT E KËQIJA, që thonë për...
Previous article VIZITA E MINISTRIT GJERMAN/ Rama: Duam mbështetje për të marrë kryesimin e OSBE-së

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT