• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I DHA KONTRATË KOMPANISË SË VËLLAIT”/ ILDKPKI heton kryebashkiakun e Mallakastrës
Home
Politikë

“I DHA KONTRATË KOMPANISË SË VËLLAIT”/ ILDKPKI heton kryebashkiakun e Mallakastrës

3 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Inspektoriati ka hapur një hetim administrativ ndaj kryetarit të bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj, i cili dyshohet se gjatë kohës që drejtonte komunën Qendër i dha një kontratë të majme kompanisë së vëllait të tij për ndërtimin e një ujësjellësi.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konflikit të Interesit, ILDKPKI, ka filluar një hetim administrativ mbi dyshimet për konflikt interesi ndaj kryetarit të bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj.

“ILDKPKI, bazuar në nenin 9 pika b) të ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ku përcaktohet se, “…si burim informacioni për interesat private të një zyrtari mund të jenë edhe të dhënat nga media”,  si dhe në zbatim të nenit 42, pika 1, gërma “gj” të ligjit 9367/2005,i ndryshuar, ka filluar menjëherë hetimin administrativ për verifikimin, trajtimin dhe zgjidhjen e rastit të dyshuar të konfliktit rast për rast të interesit, për zyrtarin Agron Kapllani, Kryetar Bashkia Mallakastër, në ushtrimin e funksionit të tij publik,” tha Inspektorati nëpërmjet një njoftimi me shkrim.

Inspektoriati shtoi se në vijim të procedurës së hetimit administrativ të konfliktit të interesit, duke qenë se kemi të bëjmë me një rast të dyshuar  të konfliktit të interesave në fushën e prokurimit publik, për të verifikuar dhe hetuar ligjshmërinë e kësaj procedure prokurimi,  e ka referuar çështjen për ndjekje të mëtejshme nga strukturat e Agjencisë së Prokurimit Publik, si institucioni përgjegjës për zbatimin e ligjit për prokurimin publik.

Kapllanaj i ka rrënjët në botën e biznesit dhe përpara se të zgjidhej kryetar i bashkisë Mallakastër ai ka shërbyer për dy mandate si kryetar i komunës Qendër Mallakastër. Në zgjedhjet vendore të vitit 2015 ai fitoi garën në bashkinë Mallakastër si përfaqësues i Partisë Demokratike – pjesë e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, me 54.9% të votave.

Kryebashkiaku nuk po rikandidon në zgjedhjet vendore të 30 qershorit pasi opozita e ka bojkotuar procesin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri teknike që do ta çonte vendin në zgjedhje të parlamentare.

Hetimi i ILDKPKI vjen pas publikimit nga BIRN të një investigimi mbi një tender të mbajtur nga komuna Qendër Mallakastër në vitin 2012 – kohë në të cilën drejtohet nga Agron Kapllanaj, i cili u fitua nga kompania ‘Shkëlqimi 07’, e cila është në pronësi të vëllait të kryebashkiakut.

Në një përgjigje me shkrim për BIRN, Kapllanaj mohoi të ishte në kushtet e konfliktit të interesit në lidhje me këtë tender, duke argumentuar se procedura e prokurimit ishte kontrolluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“Kjo kontratë si dhe të gjithë kontrat e tjera kanë qenë objekt auditimi dhe kontrolli nga institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili nuk ka konstatuar në raportet e tij përfundimtare asnjë shkelje të lloj të konfliktit të interesave,” tha Kapllanaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DASHURON KLUBIN LIVERPOOL/ Karius mesazh urimi pas triumfit në Champions (FOTO)
Previous article FITOI TROFEUN E DYTË CHAMPIONS NË KARRIERË/ Shaqiri konfirmon: Sezonin e ri do të luaj me këtë klub...

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT