• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT/ Reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT/ Reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

4 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Erjon Llapushi, i dënuar për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku pas ngjarjes së ndodhur në tetor 2021 në një restorant në Labinot të Elbasanit, ka reaguar me një deklaratë të gjatë publike, ku kundërshton dënimin për veprën penale “vrasje me dashje” dhe pretendon se procesi ndaj tij është zhvilluar me standarde të dyfishta.

Llapushi shprehet se nuk mohon tragjedinë dhe humbjen e jetës së viktimës, por këmbëngul se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të vrarë. Sipas tij, ngjarja ka qenë pasojë e një goditjeje të vetme me grusht, pa përdorim arme, pa planifikim dhe pa konflikt të mëparshëm mes palëve.

“Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi. Nuk pranoj të quhem vrasës me dashje kur nuk kam pasur qëllim për të vrarë”, shprehet ai në deklaratë.

Në reagimin e tij, Llapushi pretendon se gjykata nuk ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat e ngjarjes dhe ngre pyetjen pse ndaj tij është aplikuar akuza më e rëndë, ndërsa në çështje të tjera, që sipas tij kanë pasur rrethana më të rënda, është arritur në përfundime të ndryshme lidhur me elementin e dashjes.

Ai bën të ditur gjithashtu se familja e viktimës ka normalizuar marrëdhëniet me familjen e tij përmes një akti noterial të vitit 2021 dhe shtron pyetjen nëse ky dokument është marrë në konsideratë gjatë procesit gjyqësor.

Në deklaratë, Llapushi hedh akuza edhe ndaj institucioneve ligjzbatuese, duke pretenduar se është ekspozuar padrejtësisht si një nga pesë personat më të kërkuar në vend dhe se prej vitesh ka qenë objekt i një përndjekjeje të vazhdueshme nga struktura brenda Policisë së Shtetit. Ai kërkon verifikim institucional për mënyrën e ngritjes së akuzës, zhvillimin e procesit gjyqësor, si dhe për procedurat e përgjimit të banesës së tij, duke pretenduar se janë cenuar edhe të drejtat e familjes.

Llapushi deklaron se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të kërkuar, sipas tij, zbardhjen e plotë të çështjes dhe përgjegjësi institucionale.

Ngjarja për të cilën ai është dënuar ndodhi më 2 tetor 2021 në një restorant në Labinot të Elbasanit. Sipas hetimeve dhe akuzës së ngritur nga Prokuroria, konflikti nisi për një tavolinë të rezervuar, ndërsa kryekamarieri Gazment Kurmaku humbi jetën pas dhunës së ushtruar ndaj tij. Llapushi u shpall në kërkim pas ngjarjes dhe më pas u përball me akuzën për “vrasje me dashje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 35 DITË REVOLTË/ Protesta mbarëkombëtare, Diaspora mbërrin në Tiranë
Previous article BARBEKJU NË VAPË? Ja gabimet që mund të shkaktojnë zjarr dhe helmim nga ushqimi

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT