• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR PËR VJEDHJE/ Kallëzim penal për Thanzën. Prokuroria do t’i kërkojë Italisë VENDIMIN e dënimit
Home
Aktualitet
Drejtësi

I DËNUAR PËR VJEDHJE/ Kallëzim penal për Thanzën. Prokuroria do t’i kërkojë Italisë VENDIMIN e dënimit

16 July, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Prokuroria e Tiranës, pas fazës së verifikimit ka regjistruar kallëzimin penal në lidhje me falsifikimin e formularit të dekriminalizmit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Që nga data 10 korrik, kur Komisoni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi faktin se Thanza ka një dënim penal të formës së prerë nga Gjykata e Pizës në Itali, të cilin nuk e kishte shënuar në formularin e dekriminalzimit, Prokuroria administroi në rrugë zyrtare formularin e Thanzës nga Presidenca.

Gjithashtu janë marrë edhe dokumentet e nevojshme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili pas sinjalizmit të monitoruesve ndërkombëtare konstatoi falsifikimin në fjalë.

Veprimet e radhës së organit të akuzës për çështjen “Thanza” do të jenë dërgimi i një letërporosie autoriteteve italine, ku do të kërkohet vendimi i Gjykatës së Pizës, e cila në vitin 1999 e kishte dënuar gjyqtarin e lartë shqiptar me 40 ditë burg dhe gjobë për akuzën e vjedhjes. Gjithashtu edhe pyetja e vet gjyqtarit Thanza, i cili do të japë shpjegime mbi motivet e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

Vetëm pas këtyre veprimeve hetimore, pritet të vendoset nëse gjyqtari Thanza do të merret i pandehur apo jo. Edhe pse përgjegjësia e këtij falsifikimi do të jetë individuale, fakti që Admir Thanza ka kaluar të gjitha shkallët e gjyqësorit në vend, duke qenë i dënuar për vjedhje, ka ngritur një pikëpyetje mjaft të madhe mbi institucionet që kanë verifikuar pastërtinë e figurës së gjyqtarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shpallet FITUESI i rrugës së re Thumanë-Kashar, 10.8 milion euro për çdo km
Previous article Zbulohet biseda e plotë Trump-Rama: Je i vetmi kryeministër që kupton situatën

F.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT