• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Mihal Toshi dyshohet se vrau Ilir Rexhepin në Elbasan, për të shpëtuar vëllain nga burgu
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Mihal Toshi dyshohet se vrau Ilir Rexhepin në Elbasan, për të shpëtuar vëllain nga burgu

1 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Mihal alias Mirgert Toshi, dyshohet se ka ekzekutuar biznesmenin Ilir Rexhepi për llogari të një grupi të fuqishëm kriminal në Elbasan, të cilët i kanë garantuar, se përmes lidhjeve të tyre në gjykatë, do paguanin për ti shpëtuar vëllain, Damiano Toshin, në mënyrë që ky i fundit të mos dënohej nga Gjykata e Elbasanit.

Marrëveshja e vdekjes mes Mihal Toshit dhe anëtarëve të grupit kriminal, dyshohet se është bërë vetëm me qëllimin, për të nxjerrë nga burgu Damiano Toshin, i cili prej vitit 2004 ishte arrestuar nga policia, për vrasjen e dyfishtë të dy basketbollistëve të “Skënderbeut” në Korçë, Sokol Jahollari, Rafael Riza dhe plagosur rëndë Julian Becka.

Mihal Toshi, që sot ndodhet në një burg të Selanikut i dënuar me 16 vite për drogë, ka pranuar ofertën e grupit kriminal, duke vrarë në 30 dhjetor 2011, biznesmenin Ilir Rexhepi.

Vrasja ka ndodhur një ditë para Vitit të Ri, ndërsa në këtë periudhë në gjykatën e Elbasanit, prokurori i çështjes kishte kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm, për vëllain e Mihalit, Damiano Toshin dhe dënim të dy bashkëpunëtorëve të tij Vasi Strati dhe Gjergji Bregu.

Mihal Toshi, çoi deri në fund porosinë, duke vrarë Ilir Rexhepin, 18 ditë para se gjykata e Elbasanit të jepte dënimin për të vëllain, Damianon.

“Ora News” mëson se në 17 janar 2012 gjykata e Elbasanit ka dhënë vendimin për Damiano Toshin duke e dënuar këtë të fundit me burgim të përjetshëm, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Toshi u dënua përfundimisht me 25 vite burgim.

Sot e kësaj dite, Damiano Toshi, vuan dënimin në burgun e Drenovës.

Ndërsa grupi kriminal që i premtoi vëllait të tij për lirimin nga burgu në këmbim të vrasjes së Ilir Rexhepit, nuk bëri asgjë.

Autori i dyshuar i vrasjes së Ilir Rexhepit, Mihal Toshi, tashmë është shpallur në kërkim me vendim të gjykatës së Elbasanit.

Ai u identifikua nga gjurma e ADN-së pasi disa njolla gjaku të tij janë gjetur në vendin e ngjarjes, ku mbeti i vrarë Ilir Rexhepi. Ky i fundit ishte brenda në makinën e tij dhe po shkruante në telefon, kur tre persona, mes tyre Mihal Toshi, janë afruar dhe kanë qëlluar me armë.

Rexhepi, ka reaguar me pistoletën që mbante me vete, duke plagosur në krah njërin prej autorëve, Mihal Toshin, që tashmë është identifikuar.

Prokuroria dhe policia aktualisht janë duke kryer hetime për identifikimin e dy personave të tjerë pjesëmarrës në këtë vrasje dhe financuesve.(Ora)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Baltosja pëtë shpëtuar Berishën e Metën: Si u sulmuan Vlahutin, Mogherini, Fleckenstein e deri te Soreca
Previous article KORONAVIRUSI/ Alarmi nga Greqia: Varianti Delta po infekton masivisht fëmijët

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT