• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR PËR PEDOFILI NË SHQIPËRI/ 71-vjeçari vijon të përdorë fe-në e krishterë për të ngacmuar fëmijët edhe në Britani, arrestohet sërish
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR PËR PEDOFILI NË SHQIPËRI/ 71-vjeçari vijon të përdorë fe-në e krishterë për të ngacmuar fëmijët edhe në Britani, arrestohet sërish

5 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një pedofil me origjinë britanike i dënuar më parë në Shqipëri për abuzim ndaj fëmijëve të mitur, nuk ka hequr dorë nga monstruozitetet e tij. Robin Arnold u burgos në Shqipëri në vitin 2010 pasi përdhunoi një të mitur 13 vjeç, raporton BBC.

Pasi u kthye në Britani ai filloi të miqësohej me familjet në Carlisle të Anglisë, duke i blerë dhurata fëmijëve, pa e ditur se ai ishte një abuzues.

71-vjeçari, Robin Arnold ishte një nga dy britanikët e arrestuar në vitin 2010 nga një gjykatë në Shqipëri. Ai u dënua me 15 vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një djali nën 13 vjeç, i cili thuhet se ishte përfshirë në një jetimore të krishterë.

Ai u lirua nga paraburgimi në mars 2020 dhe mbetet subjekt i një urdhri të pacaktuar për parandalimin e abuzimit seksual. Atij i ndalohet të jetojë ose të qëndrojë në çdo familje ku ka fëmijë.

Kështu muajin e kaluar policia mësoi se Arnold ishte miqësuar me një numër familjesh afrikane në Carlisle. Ai ishte prezantuar dhe i kishte ofruar ndihmë. Numri i tij celular u shpërnda brenda komunitetit.

“Pre” e tij ranë dy nëna, secila me tre fëmijë dhe një baba me dy të mitur. Në disa data të ndryshme në fund të vitit 2022 dhe në fillim të 2023, Arnold kishte dërguar mobilje në shtëpitë e tyre ndërsa të rinjtë ishin të pranishëm.

“Fëmijët njiheshin me të pandehurin. Ai u sillte dhurata. Ata e thërrisnin atë Xha Rob”, tha prokurori Ben Stanley.

Kur u pyet nga policia, 71-vjeçari tha se kishte harruar kërkesën e urdhrit. Ai pranoi katër shkelje dhe, siç dëgjoi gjykata, kishte dënime të tjera në të kaluarën për sulme të pahijshme që datojnë që nga viti 1987 dhe 1994.

Gjykata vendosi të lërë në burg të moshuarin për 20 muaj ndërsa gjykatësi i dha edhe një mesazh.

“Ti i mashtrove qëllimisht. Unë konstatoj se nuk jeni një person i sinqertë dhe i penduar. Ju vazhdoni të kërkoni të fshiheni pas gjysmë të vërtetave dhe gënjeshtrave. Ju ndoshta mashtroni veten po aq sa kërkoni të mashtroni të tjerët.”- i tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRNDANTE LËNDË NARKOTIKE/ Arrestohet 47-vjeçari në Lushnje (EMRI)
Previous article DETAJET E PARA/ Thyhen xhamat e një marketi në zonën e Astirit

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën… Aktualitet

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën…

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit Aktualitet

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave Aktualitet

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT