Interpol Tirana ka ekstraduar këtë të diel nga Greqia 55-vjeçarin shqiptar, Sokol Metaj, i cili ishte dënuar për ngacmim seksual me të mitur.
55-vjeçari Metaj rezulton një emër i njohur, pasi ka qenë trajner i futbollit.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.