• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR PËR KORRUPSION/ Gjyqtari Petraq Dhimitri kundërshton përjashtimin për 15 vite nga drejtësia, vë në lëvizje Kolegjin e Apelimit
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR PËR KORRUPSION/ Gjyqtari Petraq Dhimitri kundërshton përjashtimin për 15 vite nga drejtësia, vë në lëvizje Kolegjin e Apelimit

7 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-gjyqtari i Apelit në Durrës, Petraq Dhimitri, i dënuar nga Gjykata Speciale për korrupsion, kundërshton vendimin e Komisionit të Vetingut, i cili e ka përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi procesin e verifikimit për Dhimitrin në nëntor të vitit 2019. Gjyqtari dha dorëheqjen nga drejtësia në janar të vitit 2020. Në korrik të 2020, KPK vendosi të ndërpresë Vetingun për Petraq Dhimitrit, duke i përjashtuar në të njëjtën kohë për 15 vite nga drejtësia. Në shator 2020, Dhimitri vuri në lëvizje Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar rrëzimin e pikës dy të vendimit të KPK, për përjashtimin e tij nga gjyqësori.

KPA ka caktuar një trupë gjykuese me në krye Natasha Mulaj, relatore Ina Rama dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo për shqyrtimin e kërkesës së Dhimitrit. Disa ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi Petraq Dhimitrin me tre vite burg për korrupsion, por ish-gjyqtari përfitoi ulje me 1/3 e dënimit pasi kishte kërkuar gjykim të shkurtuar. Bashkë me Dhimitrin u dënuan edhe gjyqtarët Petrit Çeno dhe Klinton Spahiu. Prokuroria provoi se biznesmeni durrsak Namik Sadiku kishte sponsorizuar udhëtime jashtë vendit për tre gjyqtarët, ku Sadiku ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej nga ata.

Ndër provat e paraqitura ishin udhëtimet e gjyqtarëve në të njëjtën kohë me biznesmenin në Itali dhe Spanjë, si dhe biletat që ishin prerë në të njëjtat kompani udhëtimesh si dhe akomodimin. Nga provat rezultoi se gjyqtaret kishin udhëtuar me biznesmenin dhe për të ndjekur ndeshjen mes Real Madrit dhe Barcelonës në tetor 2014. Për korrupsion u dënua edhe biznesmeni Sadiku. Ndërkaq, përjashtimin nga drejtësia e kundërshtojnë edhe gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, të cilët kanë dhënë dorëheqjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANAJ NIS TË FLASË, BARE NUK MBAN DOT TË QESHURËN/ Shikoni momentin gazmor në konferencën për shtyp (VIDEO)
Previous article KANDIDATJA NË GARËN E PD DEMASKON ZGJEDHJET E BASHËS/ Zamira Mernica: Vazhdojnë ndërhyrjet me miq, familjarë dhe të dashur

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT