• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR PËR DHUNË NË FAMILJE/ Korçari “terrorizon” gjithë Gjykatën, kanos gruan, rojen dhe gjyqtarin e çështjes (DETAJE)
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR PËR DHUNË NË FAMILJE/ Korçari “terrorizon” gjithë Gjykatën, kanos gruan, rojen dhe gjyqtarin e çështjes (DETAJE)

24 June, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Korçës ka arrestuar sot tre persona, për vepra të ndryshme penale.

Një shtetas 40-vjeçar, K.DH., i cili u fut në gjykatë që t’i komunikohej urdhri i mbrojtjes së bashkëshortes pasi ishte i akuzuar për dhunë në familje, ka “terrorizuar” gjithë Gjykatën.

Ky person ka fyer gjyqtarin e çështjes A. L., si edhe ka kanosur me fjalë 37-vjeçaren dhe rojen e sigurisë së Gjykatës, shtetasin I. B. Menjëherë është arrestuar.

Njoftimi i policisë

Qarku Korçë

Policia arreston në flagrancë 3 shtetas dhe procedon penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

  • Në Korçë, specialistët për hetimin e krimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: K. Dh., 40 vjeç, banues në fshatin Barmash, Kolonjë, (i dënuar më parë për veprën “Dhuna në familje”) pasi gjatë seancës e cila zhvillohej në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për pajisjen me urdhër mbrojtje të bashkëshortes së tij shtetases S. Dh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Bulgarec, Korçë, ky shtetas ka fyer gjyqtarin e çështjes A. L., si edhe ka kanosur me fjalë 37-vjeçaren dhe rojen e sigurisë së Gjykatës, shtetasin I. B.

Gjithashtu specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: B. P., 43 vjeç, banues në fshatin Shtyllë, Korçë, pasi, në rrugën Korçë-Boboshticë, shërbimet e policisë kanë kapur mjetin furgon tip “Benz” në pronësi të tij, me drejtues shtetasin M. L., (punonjës i cili rezultonte i paregjistruar në organet tatimore) duke transportuar një sasi me dru zjarri pa faturën tatimore. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Fyerja e gjyqtarit”, “Kanosja”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”. ———–

  • Në Pogradec, specialistët për hetimin e krimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Sh. Ç., 39 vjeç, banues në fshatin Slabinjë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka dhunuar fizikisht në prani të fëmijës së tyre të mitur, bashkëshorten e tij shtetasen A. Ç., 29 vjeçe, ndaj së cilës u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Gjithashtu specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIME KUNDËR NJERËZIMIT DHE.../ Prokuroria e Hagës ngre PADI ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
Previous article TË FIKSUAR PAS KUMBULLËS/ Lazio ofron dy shqiptarë për të bindur Veronën, ja emrat

F.autor

Postime të ngjashme

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij Aktualitet

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT