• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR NGA SPAK/ Kapet në Londër, ish-zyrtari i prokurimeve publike, Krenar Gozhina u prangos në Britaninë e madhe
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR NGA SPAK/ Kapet në Londër, ish-zyrtari i prokurimeve publike, Krenar Gozhina u prangos në Britaninë e madhe

5 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ish zyrtar shqiptar i prokurimeve publike, i dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, është prangosur në një qytet në jug të Anglisë.

Top Channel mëson se përpara gjykatës të ekstradimeve në kryeqytetin britanik, ka dalë Krenar Gozhina i cili është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, por me dënim të shkurtuar do të duhet të kryente 1 vit burg.

Gozhina u hetua dhe u bashkë akuzua nga SPAK bashkë me disa persona të tjerë për abuzime me tenderin e transportin të gardianëve të burgut të Lushnjës.

Sipas dokumenteve të gjykatës të ekstradimeve në Londër, siguruar nga Top Channel ish zyrtari Krenar Gozhina është arrestuar nga Policia e zonës së Kentin në Anglinë Jugore në banesën e tij në rrugën Peri Court në Canterbury.

Gjykatës të ekstradimeve iu tha se Krenar Gozhina, është arrestuar për qëllim ekstradimi me një urdhër arresti lëshuar prej drejtësisë shqiptare.

“Mes shkurtit 2019 dhe marsit 2019, në territorin e Shqipërisë, ai keqpërdori pozitën si zyrtar, përkatësisht në Zyrën e Prokurimeve të Shqipërisë, duke e përdorur qëllimisht këtë pozitë për përfitime financiare, pa ndjekur procedurat e duhura dhe duke kërkuar pagesa të papërshtatshme gjatë procesit të prokurimi”.

Këto të dhëna iu lexuan gjyqtarit paraprak të çështjes i cili vendosi për Gozhinën ta ndjekë procesin e ekstradimit i lirë me kusht deri më 2 Shkurt 2026.

Për të fituar lirinë me kusht, të afërmit e tij vendosën nga garanci pasurore prej 5.000 stërlinash.

Ish zyrtari i prokurimeve publike do ti duhet çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte të paraqitet në stacionit policor të Canterburyt.

Sikurse në këmbë i është vendosur një pajisje monitori elektronike.

Aktualisht në gjykatën e ekstradimeve në Londër po shqyrtohen 12 kërkesa të Shqipërisë për 12 shtetas shqiptarë, që fshiheshin në Angli dhe të lokalizuar nga Interpol Tirana, e arrestuar për llogari të vendit tonë nga forcat policore në qytete të ndryshme të shtetit ishull.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FILMIT SHQIPTAR IU NDALUA SHFAQJA PREJ GJUHËS NË FESTIVAL/ Regjisori Qosja: Nacionalistë ekstremë serbë
Previous article NIVELET E PESTICIDËVE JASHTË NORMËS/ Pas pjeshkëve të bllokuara në Kroaci, Sllovenia tërheq nga tregu specat e importuar nga Shqipëria

s.autor

Postime të ngjashme

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu Aktualitet

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT