Një 31 vjeçar është kapur nga policia e Sarandës. Kjo pasi Gjykata e Shkallës së Parë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për prodhim dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 05.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.V, 31 vjeç, banues në fshatin Metoq,pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/2 i Kodit Penal.


