• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR NË ITALI PËR PROSTITUCION/ Arrestohet në Rinas shqiptari me 5 emra
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR NË ITALI PËR PROSTITUCION/ Arrestohet në Rinas shqiptari me 5 emra

25 January, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohet se është pjesëtar i një grupi kriminal të përfshirë në prostitucion.
Mësohet se në pranga ka rënë Auron Hasani, i cili në fakt ka dhe 4 emra të tjerë, konkretisht, Auron Samurri, Auron Ajdinaj, Avni Ajdinaj dhe Elvis Ajdinaj. Hasini është dënuar në Itali nga Gjykata e Milanos me 4 vite, 2 muaj dhe 26 ditë burgim, pasi ai ishte pjesëtar i një grupi kriminal që shfrytëzonte për prostitucion vajza të huaja, në peridhën 2008-2012 në shtetin italian.
41-vjeçari duhet të vuajë ende dhe 3 vjet, 11 muaj e 11 ditë burgim dhe për këtë pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Identitetet”, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Komisariatit të Policisë Rinas, Interpol Tiranës dhe homologëve italianë. Pjesëtar i një grupi kriminal që shfrytëzonte për prostitucion shtetase të huaja gjatë periudhës 2008-2012 në Milano, ndalohet në hyrje 41-vjeçari.
41-vjeçari u ndalua me qëllim ekstradimin në Itali, ku është dënuar me mbi 4 vjet burgim, për këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i kontrolleve dhe intervistimeve të detajuara në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga to, ndërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës dhe homologëve italianë, u finalizua operacioni policor i koduar “Identitetet”, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në hyrje të vendit, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-Auron Hashani alias Auron Samurri alias Auron Ajdinaj alias Avni Ajdinaj alias Elvis Ajdinaj, 41 vjeç.
Gjykata e Milanos e ka dënuar 41-vjeçarin, me 4 vjet, 2 muaj e 26 ditë burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion në Milano, 2 shtetase të huaja.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku i duhet të vuajë dhe 3 vjet, 11 muaj e 11 ditë burgim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIJON "TEMPULLI 2"/ Në kërkim për prodhim dhe shitje kanabisi, në pranga 31-vjeçari në Durrës
Previous article E PËSON KEQ/ Hodhi pakon me kanabis nga makina sa pa policinë, arrestohet shqiptari në Greqi

s.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT