Viktima është identifikuar si Frrok Lleshaj. Ai ishte i dënuar më parë për vrasje, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri për hakmarrje.
Sipas policisë, ai u gjet në rrugë në fshatin Paçram të Vaut të Dejës rreth orës 21:00 pa shenja jete.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


