• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR ME BURGIM TË PËRJETSHËM/ Vrasësi i dyfishtë kërkon amnisti: Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-punonjësit të SHISH Marjan Rroku
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR ME BURGIM TË PËRJETSHËM/ Vrasësi i dyfishtë kërkon amnisti: Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-punonjësit të SHISH Marjan Rroku

8 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-punonjësit të SHISH, Marjan Rroku i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy personave.

Në një letër-kërkesë të firmosur prej tyre dhe në të cilën janë përfshirë shumë nene të Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, Marjan Rroku ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të ligjit për Amnistinë, që u miratua nga Kuvendi në muajin janar të vitit 2020.

Marjan Rroku, një emër që bëri jo pak bujë në kohën e kryerjes së krimit, por edhe më vonë e konsideron ligjin “Për dhënien e amnistisë” në papajtueshmëri me Kushtetutën, me pretendimin se kriteri ndalues i caktuar shprehimisht nga ky ligj për përjashtimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm cenon parimin e barazisë para ligjit.

Por përmes një vendimi me numër 74, të datës 3 korrik të vitit 2020, Kushtetuesja ka hedhur poshtë kërkesën e Marjan Rrokut, duke mos e kaluar në seancë plenare për shkak të mosplotësimit të të gjitha kritereve ligjore.

Por, me këtë vendim, shkruan “shqip”, Kushtetuesja u ka dhënë zgjidhje edhe rasteve të tjera të të dënuarve me burgim të përjetshëm që do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me të njëjtin argument si Rroku për amnistinë.

Kush është Marjan Rroku

Marjan Rroku, dikur punonjës i SHIK-ut dhe ish-student i shkëlqyer i Fizikës, qëlloi me armën e shërbimit në mes të Tiranës, një vajzë dhe nënën e saj. Ngjarja ka ndodhur në muajin Mars të vitit 2001, kur Marian Rroku, në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi” ekzekutoi Alda Canajn dhe nënën e kësaj të fundit.

Ngjarja tronditi rëndë opinionin publik në atë kohë për nga mënyra e ekzekutimit dhe numri i viktimave, për më tepër që vrasësi ishte person me pushtet profesional. Në atë kohë përflitej për një raport intim mes Marjanit dhe Aldës, ndërsa keqtrajtimi, xhelozia dhe përndjekja u folën si arsyet që 16-vjeçarja kishte shkëputur marrëdhëniet sentimentale me ish-punonjësin e ShIK-ut.

Në 2001-shin familjarët, pas ankesave të vajzës për bezdisje të shpeshta, madje edhe me kërcënim arme, kishin ardhur me banim në kryeqytet, ku Alda ishte nxënëse në vitin e parë të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja.

Mediat thanë në atë kohë se Rroku nuk e ka pranuar dot këtë ndarje dhe pas shumë tentativash të dështuara për t’u rikthyer ka ekzekutuar gjimnazisten Alda Canaj bashkë me nënën e saj.

Pas arratisjes në SHBA, ekstradimi në Shqipëri

Marjan Rroku nuk ra në pranga për 13 vjet nga dita e kryerjes së krimit. Ai mundi të përfundojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend prej nga u ekstradua në shkurtin e vitit 2014. Ai madje kishte dërguar një raport për të apeluar ekstradimin në Shqipëri, ku ishte dënuar nga gjykata për vrasjen me paramendim të Alda Canajt dhe të ëmës së saj.

Një vit pas vrasjes së dyfishtë Rroku ishte dënuar me burgim të përjetshëm, ndaj procedurat e ekstradimit zgjatën disa vite edhe për faktin se ai ende nuk kishte rënë në prangat e policisë amerikane.

Por cila ishte lëvizja e Rrokut për të mos mbërritur në asnjë mënyrë në Shqipëri. Ai kishte dërguar në Byronë e Apelit të Emigracionit në SHBA një mocion për të ndalur ekstradimin. Motivi kryesor ishte se atij i rrezikohej jeta në Shqipëri, pasi mund të hakmerreshin familjarët e Aldës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Kufizimi i orarit për hyrjen në territorin grek, krijohen radhë kilometrike në doganën e Kakavijës
Previous article TURIZMI BRENDSHËM DHE PANDEMIA/ Parlamenti europian: Nuk do të kompensojë ndalimin e turistëve nga jashtë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT