• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR ME BURGIM PËRJETË/ Sot në Korçë vendoset për “fatin” e Zani Caushit, ish-kreu i bandës së Vlorës kërkon lirinë
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR ME BURGIM PËRJETË/ Sot në Korçë vendoset për “fatin” e Zani Caushit, ish-kreu i bandës së Vlorës kërkon lirinë

17 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Sot, më 17 korrik 2020, Gjykata e Korçës do të marrë vendimin për lirimin ose jo nga burgu të ish-kreut të Bandës së Vlorës Zani Casushi.

Pak ditë më parë Zani Caushi paraqiti kërkesën e tij për të fituar lirinë me kusht, edhe pse është dënuar me burg përjetë, me pretendimin se tashmë është rehabilituar dhe do të nisë një jetë normale. “Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur dhe do të punësohem nëse më lirojnë”, ka thënë Zani Caushi ndër të tjera në kërkesën e tij.

Gjatë seancës së sotme do të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të prokurorisë dhe avokatit mbrojtës të ish-kreut të Bandës së Vlorës. Ndërkohë, pritet që Prokuroria e Korçës do të kundërshtojë kërkesën për lirimin e Zani Caushit. Sipas organit të akuzës, Çaushi nuk plotëson kriteret ligjore për të përfituar lirimin me kusht, siç parashikon neni 64 dhe 65 i Kodit të Procedurës Penale.

Aktualisht ai po vuan dënimin në Burgun e Drenovës dhe është dënuar me burg përjetë mirëpo, kërkon të lerë qelinë.

MË SHUMË PËR ZANI ÇAUSHIN:

Shqipëria ndodhej në prag të një lufte civile. Rënia e firmave piramidale, solli një kaos të madh financiar e social, që degjeneroi deri në shpërthimin e depove të municioneve të ushtrisë e për pasojë çoi në armatosjen e të gjithë popullatës.

Në mungesë të shtetit, në qytetet kryesore të vendit, kontrollin e morën bandat kriminale.  Më famëkeqja prej tyre ishte Banda e Çoles, e krijuar në Vlorë në mars 1997, nga Myrteza Çaushi i njohur ndryshe edhe si Zani. Pjesëtarët e grupit ishin 15 persona, shumica me precedentë penalë. Myrteza Çaushi, ishte i burgosur në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Greqi pasi kishte disa vepra të rënda penale.

Në shkurt 1997, ai arratiset nga burgu dhe rikthehet në Vlorë, ku duke përfituar nga trazirat së bashku me disa shokë të tij nga lagja Çole krijojnë bandën e njohur në gjithë vendin për krimet që ka kryer. Në vitin 1999, Zani u dënua me burgim të përjetshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË VJESHTË DHE DIMËR DO KETË MË SHUMË..."/ Flet mjeku: Cila është e mira dhe e keqja e infektimit të sa më shumë të rinjve
Previous article SHTIMI I MUSHKONJAVE/ Dezinfektohet gjatë mbrëmjes plazhi i Spillesë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"MBËSHTESIM PROTESTAT, NDALNI DHUNËN..."/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës Aktualitet

"MBËSHTESIM PROTESTAT, NDALNI DHUNËN..."/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës

35 DITË REVOLTË/ Protesta mbarëkombëtare, Diaspora mbërrin në Tiranë Aktualitet

35 DITË REVOLTË/ Protesta mbarëkombëtare, Diaspora mbërrin në Tiranë

I DËNUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT/ Reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT/ Reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT