• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR ME 25-VITE BURG NË GREQI/ U kthye dhe vrau babanë e dy fëmijëve në Kalanë e Beratit. Ngjarja ndodhi në sy të…
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR ME 25-VITE BURG NË GREQI/ U kthye dhe vrau babanë e dy fëmijëve në Kalanë e Beratit. Ngjarja ndodhi në sy të…

28 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që tronditi këtë të martë, 28 tetor, qytetin e Beratit, ku një 42-vjeçar, babai i dy fëmijëve, u vra me thikë.

Gazetarja Anila Sefa në një lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News, raportoi se autori i kësaj ngjarjeje është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi rezulton të jetë dënuar me 25 vite burg për një vrasje në Greqi, të ndodhur po 25 vite më parë. Pas kryerjes së dënimit, K.M ishte rikthyer në vendlindje, ku kishte nisur punë në zonën turistike të Kalasë së Beratit dhe u ofronte turistëve xhiro me kalin e tij.

“K.M ka dy emra, pasi identetet e tij janë ndërruar pasi 25 vite më parë është dënuar për vrasje në shtetin grek. Pasi ka kryer dënimin, është kthyer në vendlindjen e tij në Berat, ku ka gjetur punësim në zonën turistike, duke u ofruar fotografi turistëve të ndryshëm.”, tha Sefa.

Ndërkohë viktima, ishte një 42-vjeçar nga Tirana. Keli Hoxha, ishte baba i dy fëmijëve. Që sëbashku me ta, gruan dhe nënën kishin shkuar të kalonin një ditë ndryshe në Berat, pa e ditur se çfarë i priste.

Viktima kishte dashur t’i bënte foto vajzave të tij me kalë, por autori nuk kishte pranuar dhe mes tyre kishte ndodhur fillimisht një përplasje fizike që më pas ka degraduar në përdorimin e thikës nga ana e 63-vjeçarit.
Autori sipas gazetares Anila Sefa, njihej si një person me probleme të karakterit dhe agresiv.

“Njihet si person gringavec, bën debate dhe konfliktohet me turistët. Jo vetëm për turistët por edhe për çiftet që vijnë në sezonin e dasmave, përdorej kali i tij për foto dhe s’kanë qenë të pakta debatet që ai ka shkaktuar. Por ky i fundit ishte kulmi, duke vrarë një baba në sytë e fëmijëve.”, tha Sefa.

Hoxha ka marrë një plagë të vetme në zemër, që ka mjaftuar t’i marrë atij jetën. Ndonëse është thirrur ambulanca në vendin e ngjarjes, 42 vjeçari ka mbërritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Beratit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HAMASI KA SHKELUR AMRËPUSHIMIN"/ Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të kryejë sulme të menjëhershme në Gaza
Previous article SKANDAL NË FUTBOLLIN TURK/ 152 gjyqtarë të përfshirë në bastet sportive! Një arbitër vendosi mbi 18 mijë skedina

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT