• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I dënuar me 22 vite burg në Itali për TRAFIK KANABISI, arrestohet në Lezhë 38-vjeçari
Home
Breaking News

I dënuar me 22 vite burg në Itali për TRAFIK KANABISI, arrestohet në Lezhë 38-vjeçari

1 June, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore. I dënuar me 22 vite burg nga Gjykata Italiane e Firences, kapet dhe ndalohet nga forcat policore të Lezhës një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në prangat e policisë ka rënë A.A 38 vjeç, banues në Malbardhë – Kurbin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Firences Itali, me vendimin SIEP 503/2015, e ka dënuar me 22 vite burg për veprën penale “Trafik droge” parashikuar nga nenet 81 dhe 110 të Kodit Italian dhe nenet 73 dhe 74 të ligjit mbi ” Drogat”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë provizor me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.

I dënuar me 4.8 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë 56-vjeçari
Arrestohet në Tiranë një i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik kanabisi. R.H, 56-vjeç është ndaluar një ditë më parë në kryeqytet pasi ndaj tij rëndon një dënim me 4.8 vite burg nga Gjykata e Torinos/Itali.

Ai pritet të ekstradohet në drejtim të Italisë për shlyer dënimin.

Njoftimi i policisë:
Më datë 31.05.2018, Specialistët e Narkotikëve pranë D.V.P. Tiranë ndaluan me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin në kërkim ndërkombëtar:
R. H., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar me 4 vite, 8 muaj e 4 ditë burg, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup ndërkombëtar kriminal që ka si qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 73, 72 të ligjit kundër drogës nr. 309/1990 dhe neni 110 të Kodit Penal Italian.

Po kryhen veprimet e mëtejshme nga Zyra e Interpolit për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Klubi i Kategorisë së Parë kërkesë Ardjan TAKAJT: Po u përjashtua Korça, eja investo te ne
Previous article Testi kundër Austrisë/ Trajneri Joachim Löw lë jashtë tre bavarez

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT