Një 35 vjeçar i dënuar me 18 muaj burg dhe i shpaullur në kërkim është ndaluar nga policia. Ai është banues në kryeqytet si dhe është dënuar për “Mashtrim”.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 18.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim i deportuar nga Italia, R.K., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.


