Një 31 vjeçar, i dënuar me 15 vite burg, është arrestuar sot në banesën e tij ne fshatin Lapardha, në Vlorë.
Forcat e policisë pas informacioneve të marra në në rrugë operative, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni ku si rezultat u kap në banesë, Sandër Likaj, 31 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Vlorë.
31 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 15 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Në vitin 2009 është kapur nga Policia italiane një gomone me lëndë narkotike cannabis sativasi ku është shkatërruar një grup kriminal i përbërë nga 9 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas italianë.
Në atë periudhë ndaj shtetasit Sandër Likaj filloi procedimi penal, ku më pas nga përdorimi i metodave speciale të hetimit rezultoi se edhe ky shtetas ishte i përfshirë në këtë këtë grup kriminal dhe për këtë u bë shpallja në kërkim e tij.


