• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DEL SITUATA NGA KONTROLLI/ Ardit Gjebrea: Ju kërkoj ndjesë, nuk më ka ndodhur që 9 vite
Home
Sociale

I DEL SITUATA NGA KONTROLLI/ Ardit Gjebrea: Ju kërkoj ndjesë, nuk më ka ndodhur që 9 vite

24 January, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Moderatorit Ardit gjebrea i ka dalë paksa situata jashtë kontrollit ditën e sotme, pasi nuk ka arritur të mbajë dot të qeshurat gjatë seancës së ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq”.

Dy protagonistët, Klitoni dhe Hairi janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare për të zgjidhur një çështje që i mundon për rreth 7 vitesh. Hairi është gjyshi i nuses së Klitonit, i cili i ka shitur një tokë për 10 mijë Euro.

Hairi i ka marrë këto para por Klitoni nuk ka as tokën dhe as paratë. Toka ka dalë me probleme dhe Hairi ia ka shitur pavarësisht këtyre problemeve.

Klitoni i kërkon lekët e tij dhe me të drejtë, por Hairi thotë se i ka ngrënë të gjithë lekët dhe nuk ka çfarë t’i japë, madje thotë që t’i harrojë ato lekë.

Eni Çobani: Ore pse i more 10 mijë Euro? Ti të pakten ia kishe marrë gjysmat, si ia more të gjitha?

Hairi: Hë pse ia mora të gjitha? Po kishte para ai, pa mi dha. Kishe para kishe se punove Gjermani e kishte. Ti kisha kërkuar unë, ti të më thuash mua na…

Eni Çobani: Uaa, si borxh i doje?

Hairi: Nuk ke turp të më sillje mua këtu burrin 77 vjeç me nipër, mbesa, çupa me dhëndëruq dhe të më sjellësh ti këtu. Për çfarë më sjell mua këtu që të më bjerë të fiktë, jam me diabet. Jazëk të qoftë.

Ardit Gjebrea: I thotë edhe jazëk (qesh).

Klitoni: Po ti qenke mashtrues, ke gënjyer mbesën tënde, pastaj mua.

Hairi: Thuaj çfarë të duash, unë nuk jam mashtrues, mashtrues je ti dhe maskarenj.

Kliton: Edhe lekët na i more edhe qenkemi maskarenj?

Hairi: Klitonit nuk kam se çfarë i bëj tani, ai nuk ka para fare.

Eni Çobani: Ua po pse, ku i çove?

Hairi: Nuk kam, çfarë t’i jap jetën? Kisha nevojë, hëngra i thonë 7-8 vite

Klitoni: Mos do ca të tjera të të jap?

Hairi: Ke ca ti, të më japësh para? Unë s’kam.

Klitoni: I dashke ë?

Hairi: Nuk kam para unë për t’ja larë borxhin Klitonit.

Eni Çobani: I ke marrë 10 mijë euro dhe ia ke lënë belanë këtij.

Hairi: Me paratë e tij unë mbylla hallet e mia.

Eni Çobani: Pra i mbylle hallet, po hallet e tij kush i lan?

Hairi: Tani hallet e tij i mbyll ajo toka që është në vend, burri luan, toka nuk luan. Sa ka ngrënë ajo tokë dhe do hajë.

Moderatori Ardit Gjebrea gjatë debatit nuk ka mbajtur as të qeshurën për mënyrën se si Hairi po fliste dhe i kërkon falje publikut sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur prej 9 vitesh në “Shihemi në Gjyq”.

Ardit Gjebrea: Kërkoj ndjesë pafund. Ju kërkoj ndjesë, nuk më ka ndodhur në 9 vite që jemi bashkë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBRËMJA SJELL LARGIM TË VRANËSIRAVE, TEMPERATURAT.../ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Previous article COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ 6 viktima dhe 183 të infektuar në 24 orët e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT