• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I DEHUR NË TIMON? Sensorët nuk do të lejojnë nisjen e makinës. Ja shpikja që synon të shpëtojë jetën e mijëra shoferëve
Home
Teknologji

I DEHUR NË TIMON? Sensorët nuk do të lejojnë nisjen e makinës. Ja shpikja që synon të shpëtojë jetën e mijëra shoferëve

11 July, 2021 s.autor Teknologji

Një shpikje e rëndësishme në parametrat e sigurisë për makinat synon të shpëtojë pothuajse 10 mijë jetët që humben që çdo vit në Shtetet e Bashkuara për shkak të ngarjes së makinës në gjendje të dehur. Për më tepër njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh.

Shumica e njerëzve nuk mendohen shumë kur ulen në timon. Thjesht ndezin makinën dhe fillojnë udhëtimin.

Por, kjo nuk do të ndodhë më nëse janë të dehur. Një parametër i ri sigurie që po zhvillohet për makinat, përdor ajrin dhe sensorë me prekje për të matur nivelin e alkoolit në gjakun e shoferit. Nëse rezulton mbi nivelin e lejuar me ligj, makina nuk do të niset.

Sensorët për frymën, të integruar në pjesë të ndryshme të makinës, marrin nga frymëmarrja e shoferit.

Duke përdorur rreze infra të kuqe, sistemi mat përqindjen e alkoolit dhe dioksidit të karbonit në frymëmarrjen e shoferit.

Sistemi i sensorëve me prekje të pozicionuar në butonin e ndezjes ose në timon, lexon nivelin e alkoolit nën lëkurë nëpërmjet projektimit të një rrezeje infra të kuqe në gishtat e shoferit.

Programi i quajtur DADSS gëzon mbështetjen e disa kompanive kryesore të prodhimit të automjeteve dhe synon të ulë numrin prej rreth 10 mijë viktimash të shkaktuara çdo vit nga dhënia e makinave në gjendje të dehur në Shtetet e Bashkuara.

“Është objektivi ynë kryesor me këtë program – të eliminojmë çfarë mund të parandalohet dhe bashkë me to edhe dhimbjen pasuese për familjarët”, thotë Robert Strassburger, ekspert i sigurisë së makinave.

Virxhinia u bë shteti i parë amerikan ku u testua sensori për frymëmarrjen dhe u mblodhën reagime nga pjesëmarrësit.

“Kur e pamë si ekip teknologjinë, u bë shumë e qartë për mua se kjo teknologji kishte mundësinë e ndikimit që pati vendosja e rripit të sigurimit”, thotë George Bishop, nga Departamenti i Automjeteve në Virxhinia.

“Kam vetëm një fëmijë, një djalë. Dhe kjo më jep shpresë të madhe për të ardhmen, se djali im do të jetë në gjendje të jetojë në një botë pa shoferë në gjendje të dehur”, thotë zoti Bishop.

Është kjo shpresë që i shtyn studiuesit të sjellin këtë teknologji në treg. /VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËHET PJESË E FAQES PËR TË RRITUR/ Enca zbulon sa fiton: Nuk e kam vetëm për foto të nxehta...
Previous article YLLI PATA/ Problemet e Lulzim Bashës me SPAK-un: Standardet e dyfishta me hetimet antikorrupsion

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT