• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I DËRGOVA MESAZH…”/ Ekzekutim i Armando Beqirit në prag të shtëpisë, rrëfehet për herë të parë gruaja e tij islandeze
Home
Aktualitet
Kronikë

“I DËRGOVA MESAZH…”/ Ekzekutim i Armando Beqirit në prag të shtëpisë, rrëfehet për herë të parë gruaja e tij islandeze

12 May, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Poranna Helga Gunnarsdottir, gruaja e Armando Beqirajt, i cili u ekzekutua muaj më parë në Islandë, është shprehur për mediat vendase se autoritetet kanë dështuar me punën e tyre.

Poranna kërkon që procedurat e policisë të rishikohen dhe mbikëqyrja e kriminelëve të shtohet. Në rrëfimin e saj për mediat, ajo ka bërë me dije edhe bisedën e fundit që ka pasur me bashkëshortin, para se ai të vritej në pragun e shtëpisë.

“Unë i dërgova Armandos një mesazh për të nxjerrë tharësen dhe ai më dërgoi: Po, pa stres. Unë jam me mikun tim dhe do të jem në shtëpi për pak! Mirë, shihemi së shpejti!

Dhe pastaj, vetëm njëzet minuta më vonë, unë telefonoj ambulancën dhe kur zbres nga shtëpia e shoh të shtritë para derës,”- tha bashkëshortja e Beqirajt, teksa përshkruan një nga momentet më të frikshme të jetës së saj.

Rasti ka prekur shumë familjen, por ishin vëllai i Poranna dhe shoku i tij, të cilët jetojnë në katin përdhes të shtëpisë, ata që shkuan të parët pranë kufomës.

“Dëgjuam diçka. Vëllai im dhe shoku i tij thanë thjeshtë: Çfarë ishte kjo? Dolëm jashtë po nuk pamë asgjë. Tre ambulanca mbërritën brenda pak minutash dhe Armando u mor me vete në njërën prej tyre.

Hetuesit mbërritën pak më vonë. Isha në pritje për një kohë të gjatë. Në fund u informova nga oficeri i policisë se Armando ishte i vdekur,“-tregoi ajo.

Në asnjë moment ajo nuk e pranon se e priste vrasjen e tij, duke bërë me dije se kohët e fundit i shoqi qëndronte më shumë se zakonisht në celular. Ndërsa shton se jeton çdo ditë me misterin për jetën që bënte bashkëshorti i saj.

“Ai rrinte në telefon shumë. Dukej sikur dy njerëz po ziheshin dhe ai po përpiqej t’i qetësonte. E pyeta të premten se çfarë po ndodhte, por mu përgjigj shkurt. Nuk ishte i shqetësuar.

Unë duhet të jem në gjendje të mësoj se kush ishte burri im, nëse diçka tjetër del në dritë do të duhet të zbulohet dhe unë dua ta di.

Nuk mund të jetoj me frikën se kishte diçka. Fëmija im i dytë do të lindë në qershor. Do bëj çmos që të mësojnë shqip dhe të lidhen me vendlindjen e tyre. Armando ishte një baba i mrekullueshëm dhe ai dhe djali ishin shumë të afërt,”-rrëfeu ajo.

Ndërsa më pas u ndal gjatë në historinë e vrasësit të penduar, Angjelin Sterkajt për mënyrën sesi ai u la të qëndronte në vend edhe pse kërkohej në Shqipëri, për grabitjet me armë zjarri.

“Me Armandon u njoha në Greqi në vitin 2014 ku ai punonte prej 10 vitesh. U dashuruam dhe vendosëm që të ndërtojmë një jetë së bashku në Islandë.

Pastaj filloi një luftë e madhe me Drejtorinë e Emigracionit për të drejtën e tij për të jetuar në këtë vend pasi kishte një pasaportë shqiptare.

Mesazhi që morëm nga Drejtoria e Emigracionit ishte i qartë; do të duhej të martoheshim. Unë u çmenda me ta. Por në këto kushte u martuam në janar 2015 dhe blemë një apartament pak kohë më vonë dhe gjithçka shkoi mirë pas kësaj,“- tregoi ndër të tjera Þóranna.

Visir.is

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I JEPET CERTIFIKATA "MIKU I INFERMIRËVE"/ Rama e refuzon: Do vij ta marr kur të kem rritur rrogën tuaj me 40%
Previous article "PREJ TYRE IA DOLËM TË..."/ Manastirliu: Infermierët kanë shërbyer orar pa orar dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT