Aktorja Ema Andrea është përfolur shumë në media kohët e fundit për lidhjen e saj të dashurisë.
Lajmet rozë që kanë qarkulluar për aktoren në rrjetet sociale kanë qënë të shumta, duke komentuar jetën private të saj. Por mesa duket aktores së njohur nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë, madje së fundmi ka reaguar shumë ashpër ndaj gazetarëve që shkruajnë për të.
Ditët e fundit, në media qarkulloi lajmi për zbulimin e identitetit të dashurit të saj dhe pikturat nudo që ai i bënte aktores. Bëhet fjalë për piktorin Elton Luarasi, i cili në llogaritë e tij në rrjetet sociale ka publikuar foto të shumta me Emën.
Në një status ne Instagram aktorja ka shpërthyer ndaj gazetarëve, duke u thënë se për sa kohë që nuk njohin të vërtetën e jetës së saj, nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë. Sakaq, gazetarët i ka quajtur kushurinj të pushtetit.
“Falë zotit nuk bëj art rozë dhe nuk jam kushurinj me pushtetin, se kush do duronte një sallë me kunguj qokash”- shkruan Ema.
Postimi i plotë:



