Këshilli i Ministrave ditën e sotme ka vendosur që kryenegociatori i Shqipërisë në BE, Zef Mazi të futet në personalitetet e larta shtetëre dhe të mbrohet nga Garda e Republikës.
Qeveria i akordoi Mazit truprojë, shofer dhe 2 nënoficerë.
Kujtojmë që Zef Mazi është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama si kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Vendimi qeverisë:
Vendimi për një shtesë në vendimin nr.591, datë 5.9.2007, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e personaliteteve të tjera të larta shtetërore të vendit, që do të ruhen dhe mbrohen nga garda e republikës së shqipërisë”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pas shkronjës “e”, të pikës 1, të vendimit nr.591, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, shtohet shkronja “ë”, me këtë përmbajtje:
“ë) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me truprojë–shofer, gjithsej 2 nënoficerë.”.
Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


