Ka përfunduar seanca e pyetjeve për ish ministrin Saimir Tahiri. Nga burimet paraprake bëhet me dije se mbetet në fuqi vendimi për Tahirin ku i ndalohet dalja jashtë vendit.
Ne dalje nga gjykata avokati mbrojtes i Tahirit, Maks Haxhia u shpreh: “Do ta apelojmë këtë vendim. Kjo gjykatë është shnderruar ne notere te prokurorise. Nuk ka prova dhe fakte të reja.”
Tahiri mesohet se kërkoi t’i hiqet masa e bllokimit te pasaportes dhet tha që nuk “e kam problemin te masa, mund të më mbani edhe burg, por problemin e kam te principi. S’keni prova te reja, këto prova i keni pasur që në datë 20 tetor, por pse e keni kërkuar nje muaj e disa dite me vonesë kete bllokim? S’ka asnjë provë të re. Kam qene në dijeni të këtyre provave që atëherë”.
….
Mbërrin në gjykatën e Krimeve të Rënda, ish ministri Saimir Tahiri. Ai shoqërohej nga avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia.
Sot do të zhvillohet seanca e pyetjeve dhe po ashtu organi i akuzës do ta njoh me arsyen e bllokimit të pasaportës dhe ID, duke ndaluar kështu dashen e tij jashtë kufijve të shqipërisë, dhe detyrimit të paraqitjes në gjykatë një herë në javë. Ai është thirrur për t’u pyetur te Krimet e Rënda nga gjyqtarja Liljana Baku.
Tahiri u bë pjesë e hetimeve pasi emri i tij doli në përgjimet e bandës së Habilajve ku ndër të tjera thuhej se ish ministri ka marr dhurata dhe shuma të konsiderueshme eurosh.
Përgatiti: AlpeNews.al