• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I BLLOKOHEN 4 LLOGARI BANKARE/ Kinezja në Tiranë dyshohet për…
Home
Aktualitet
Kronikë

I BLLOKOHEN 4 LLOGARI BANKARE/ Kinezja në Tiranë dyshohet për…

25 January, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Llogaritë bankare të një 47-vjeçareje nga Kina janë sekuestruar me vendim të Prokurorisë së Tiranës, pas dyshimeve për pastrim parash.

Burime nga organi i akuzës thanë dje se shtetases së huaj i janë bllokuaKr 4 llogari bankare, me vlerë prej mijëra eurosh, por shuma e saktë nuk bëhet ende publike, për shkak se është në fazë verifikimesh.

Vendimi është marrë pasi është konstatuar se në një kohë shumë të shkurtër, në llogari të saj janë transferuar shuma të mëdha eurosh nga një llogari në Hong Kong. Kjo ka sjellë dyshimet e arsyeshme të Prokurorisë së Tiranës, për një skemë të mundshme të pastrimit të parave. Transfertat e dyshimta, vetë shtetasja kineze i ka justifikuar me pretendimin se do të blinte një apartament në Tiranë.

Megjithatë, deri në përfundim të hetimeve, llogaritë e saj do të jenë të bllokuara, deri sa të kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme. Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë verifikuar fillimisht dokumentacionin shoqërues të transfertave, pasi në argumentim thuhej se paratë i ishin kaluar në llogari për shërbime konsulence.

Bëhet fjalë për kompaninë e quajtur “Jiageng Moldings Parts”, me seli në Hong Kong, por që nga verifikimet rezulton edhe një tjetër e ngjashme në Shangai. Megjithatë, deri tani nuk rezulton asnjë kontratë e rregullt mes kompanisë dhe shtetases në fjalë, gjë që sipas Prokurorisë dëshmon për veprime fiktive. Deri tani shtetasja kineze nuk është paraqitur për të dhënë shpjegime të detajuara në lidhje me transfertat e dyshimta, pavarësisht se i është bërë thirrje nga Prokuroria.

SEKUESTRIMI

Prokuroria e Tiranës vendosi sekuestro ndaj 4 llogarive bankare të shtetases kineze Tina Deng, nga Guandongu, me banim të përkohshëm në Tiranë. Ajo rezulton përfaqësuese e një kompanie të huaj dhe herë pas here udhëton drejt Shqipërisë, ku qëndron me periudha të shkurtra. Burime nga Prokuroria thanë se një kohë relativisht të shkurtër, Tina Dengut iu kaluan transferta të mëdha në bankë nga një llogari në Hong Kong.

Në këto rrethana, organi i akuzës ka dyshime se po ndodh një skemë pastrimi parash. Kinezja Tina Deng rezulton me qëndrim të përkohshëm në Shqipëri që prej vitit 2018. Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS rezulton se ajo ka hyrë në vendin tonë në janar të këtij viti, vetëm pak ditë më parë dhe ende nuk është larguar nga Shqipëria.

Prokuroria i ka bërë thirrje për ta marrë në pyetje në lidhje me transfertat e dyshimta, por 47- vjeçarja ende nuk është paraqitur as në Polici dhe as në Prokurori. Fillimisht, shtetasja e huaj ka thënë që do të blinte shtëpi në vendin tonë, por hetimet tregojnë se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Eurot i janë transferuar në llogarinë e saj nga llogaria e kompanisë “Jiageng Moldings Parts”, me seli në Hong Kong, me argumentin se do të ofronte shërbime konsulence për 5 vjet. Në kontratat për shërbim, konsultimi nuk ka asnjë datë apo të dhënë dhe për këtë arsye dyshohet që është kontratë fiktive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MILANI ËSHTË PËR..."/ Shevchenko: Blerja e Piatek nuk ndryshon asgjë
Previous article "MARRËVESHJA E PRESPËS"/ Reagimi i zyrtarve te lart te BE: Duhej guxim politik...

k.autor

Postime të ngjashme

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash Aktualitet

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët Aktualitet

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati Aktualitet

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT