Polici Dilaver Velo, babai i 30-vjeçarit Albano Velo që u arrestua për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa është pezulluar nga detyra.
Në një reagim zyrtar Policia e Shtetit bën me doje se menjëherë pas ndalimit të 30-vjeçarit , Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.


