• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I BIRI HUMBI JETËN NGA SHPËRTHIMI ME TRITOL/ Nëna e Enea Thomaraj me lot në sy: Shoh derën mos më vjen djali në shtëpi
Home
Aktualitet
Kronikë

I BIRI HUMBI JETËN NGA SHPËRTHIMI ME TRITOL/ Nëna e Enea Thomaraj me lot në sy: Shoh derën mos më vjen djali në shtëpi

2 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në pjesën e parë të emisionit “Për Shqiptarët” në Top Channel u trajtua historia e Enea Thomarajt, i cili humbi jetën tre muaj pas shpërthimit me tritol në banesën e tij në Elbasan.

Në studio ishte babai i tij, Artur Thomaraj, i cili ndër të tjera rrëfeu dhimbjen për humbjen e djalit të tij, që e konsideronte si bashkudhëtar dhe shok.

Ndërkohë nëna e tij, Luljeta Thomaraj me lot në sy rrëfeu ngjarjen e rëndë dhe faktin që çdo ditë shpreson t’i hynë në derën e shtëpisë djali i saj.

“Ne kemi 35 vite që jetojmë në këtë shtëpi. Kam vuajtur 5 vite me astma, më kanë ikur edhe dy fëmijë përpara këtyre, të vegjël. Nga që kam qenë me astma nuk jetonin. Pasa disa vitesh vendosëm të bënim një fëmijë dhe ai është Enea. Djali që sot nuk e kam më. Pas 8 vitesh vendosëm të bënin dhe një fëmijë tjetër. Ishin shumë të afërt derisa na ndodhi kjo. Ka qenë data 14 korrik, në orën 2:15, ngrihet për të shkuar në tualet, në atë kohë shpërthen tritoli te shtëpia përballë. U ngrita me vrap dhe e pashë në korridor.

Nga Elbasani ika në Tiranë dhe në Tiranë kam jetuar tre muaj e ferrit, për atë djalë. Edhe doktorët dhe infermieret qanin me mua. Filloi të reagonte, i mbante mend. Janë kujdesur shumë, prisja të merrja ndonjë haber të mirë. Ishte kësmeti i djalit tim të mos jetonte. Kudo ku shkoj shoh fytyrën e  tij. Shoh derën mos më vjen djali. Më ka prerë krahët, se di si jetoj, zemra e nënës. S’ka dhimbje më të madhe. Të merret jeta brenda në shtëpi, se di çfarë të them unë e shkreta. Vetëm kjo më ka ngelur peng”, rrëfeu në sy Luljeta Thomaraj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOTUESIT E "HESHTUR" TË HARRIS/ A po shpreson kandidatja demokrate të fitojë zgjedhjet nga vota e grave?
Previous article KAMPET NË GJADËR/ Nga e hëna rinis operacioni, emigrantët nga “vendet e sigurta” do të akomodohen në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT