• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I ARMATOSUR DHE ME MUNICION LUFTARAK ME VETE/ Policia arreston “të rrezikshmin” brenda lokalit në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

I ARMATOSUR DHE ME MUNICION LUFTARAK ME VETE/ Policia arreston “të rrezikshmin” brenda lokalit në Tiranë

3 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar një person në një lokal, pasi ishte i armatosur me pistoletë, municion luftarak dhe thikë.

Në pranga ka rënë A.B 47 vjeç, që akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Klienti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

Vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Njazi Mela”, në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Klienti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. B., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY PERSONA E RUAJTËN DHE E QËLLUAN/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Ismet Çekores! Kishte dalë nga banesa për të blerë...
Previous article "HERONJTË ME UNIFORMË TË PËRFSHIRË NË KRIME"/ Gjatë verës u arrestuan 24 policë, 105 të tjerë nën hetim

s.autor

Postime të ngjashme

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT) Aktualitet

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT)

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT