Një shqiptar nga Kosova, drejtues i një makine BMW, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka perfunduar në një rrëzë pylli në rrugën në mes të lokaliteteve Wohlen dhe Bremgarten.
Kosovari 26-vjeçar, pas shkaktimit të aksidentit, ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke lënë makinën e shkaterruar ne vend.
Por, policët e kanë gjetur shkaktarin e aksidentit në vendbanimin e tij, shkruan “aargauer Zeitung”.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 6 të mëngjesit të 25 dhjetorit, transmeton albinfo.ch.
Zyrtarët e Policisë Kantonale të Aargaut, pasi e kanë parë makinën e shkatërruar, kanë shkuar në vendbanimin e të dyshuarit.
Atje kanë takuar një kosovar 26-vjeçar. Ai nuk kishte asnjë lëndim, por dukej se ishte “i alkoolizuar rëndë”, siç e përshkruan policia në një komunikatë të saj. Ai fillimisht e ka mohuar aksidentin, por ndërkohë ka pranuar se ai ka qenë shkaktari. Pas kesaj, atij i eshte bllokuar patenta.