• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I AKUZUAR PËR VRASJE NË SUEDI/ Kush është SHQIPTARI, 22 vjeçar që u kap në Morinë. Para disa vitesh…
Home
Breaking News

I AKUZUAR PËR VRASJE NË SUEDI/ Kush është SHQIPTARI, 22 vjeçar që u kap në Morinë. Para disa vitesh…

29 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Muhamed Murseli, 22-vjeç, nga Mitrovica, është arrestuar dy javë më parë në Kukës të Shqipërisë, me fletarrestim të lëshuar nga INTERPOL-i. Murseli akuzohet për vrasjen e një personi në Suedi.

Autoritetet suedeze po e kërkojnë ekstradimin e kosovarit për vrasjen e një personi në lagjen Vivalla në Örebro të Suedisë, e ndodhur më 3 korrik të këtij viti.

Bashkë me Murselin në kërkim është shpallur edhe irakiani Ramadan Ramadan, 31-vjeç, i cili po ashtu dyshohet për vrasjen e një personi tjetër në të njëjtin rast.

Murseli e Ramadan janë shpallur menjëherë në kërkim nga INTERPOL-i, por aktualisht i arrestuar është vetëm kosovari derisa po punohet edhe në kapjen e irakianit.

Të dy të dyshuarit janë të filmuar nga kamerat teksa po e kryenin krimin, për motive ende të panjohura.

Prokurori suedez i rastit, Krister Peterson, ditë më parë ka thënë se janë duke punuar me autoritetet e shtetit që ka arrestuar Murselin që ai brenda pak muajsh të ekstradohet në Suedi.

“Kam një afat kohor 40 ditor në të cilin duhet të marr veprime masive në rrugën diplomatike. Shpresojmë se do të jetë këtu brenda pak muajsh”, ka thënë Krister Peterson, transmeton Indeksonline.

Përveç Murselit dhe Ramadanit, katër të tjerë dyshohen për përfshirje në këtë krim. Një nga njerëzit e përfshirë në përleshje e që është rreth të 30-tave është arrestuar dhe i njëjti sipas medieve suedeze ka lidhje sekrete terroriste me ISIS. Sipas medieve, ai ka qenë më parë në Siri dhe ka marrë pjesë në beteja.

Policia e Shqipërisë duke iu referuar arrestimit të Muhamed Murselit ka thënë se më datë 14 gusht 2018, u bë arrestimi provizor i shtetasit në kërkim M.M., vjeç 22, banues në Mitrovicë, Kosovë, pasi Gjykata Orebro Stockholm, Suedi, ka lëshuar urdhër “Arresti ndërkombëtar”, i dyshuar për veprën penale “Vrasja”. Rasti do të ndiqet sipas Nenit 3/1 të Kodit Penal Suedez.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAYWEATHER e fton të stërvitet te palestra e tij, përgjigja e McGREGOR është EPIKE
Previous article "NËN PETKUN E MALEVE TË VALBONËS"/ FOTO: Parku Kombëtar që pret turistë katër stinët e vitit

g.autor

Postime të ngjashme

“TI PA MUA NUK BËN”/ Studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit` Aktualitet

“TI PA MUA NUK BËN”/ Studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit`

TRAGJIKE NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni

PS MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR/ Rama: Mishërojnë reflektimin tim për bulevardin e flamingove, kthesë për mandatin e katërt Breaking News

PS MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR/ Rama: Mishërojnë reflektimin tim për bulevardin e flamingove, kthesë për mandatin e katërt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT