• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I AKUZUAR PËR VRASJE NË SHKODËR/ Ibrahim Lici mohon lajmet për arrestimin e tij në Turqi: Jam i lirë. Me pamje dhe qeliza telefonike është vërtetuar…
Home
Breaking News

I AKUZUAR PËR VRASJE NË SHKODËR/ Ibrahim Lici mohon lajmet për arrestimin e tij në Turqi: Jam i lirë. Me pamje dhe qeliza telefonike është vërtetuar…

27 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në një reagim për mediat nga Turqia, Ibrahim Lici ka hedhur poshtë lajmin që qarkulloi në rrjet se ai është arrestuar nga policia ditët e fundit. Ai deklaron ndër të tjera se nuk është arrestuar dhe se jeton i lirë.

Lici ka hedhur poshte edhe dyshimet e ngritura ndaj tij per vrasjen e Endri Mustafes duke deklaruar se kamerat e sigurise dhe qelizat telefonike vertetojne sipas tij se ka qene ne Tirane ne momentin e vrasjes.

Ibrahim Lici eshte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, prej muajit maj të vitit të shkuar pas ekzekutimit me armë zjarri të Endri Mustafës.

Ja deklarata e plote e Licit nga Turqia:

Ibrahim Lici: Jam i lire. Nuk jam arrestuar. Lidhur me ngjarjen per te cilen akuzohem per vrasjen e Endri Mustafes, kam dorezuar kamerat ne prokurori dhe qelizat telefonike qe vertetojne qe une kam qene ne Tirane ne momentin qe ka ndodhur krimi.

Kjo eshte e vertetuar me pamje dhe qeliza telefonike.

Une pres vendimin e gjykates per te zbardhur ngjarjen dhe per te çuar perpara drejtesise autoret e vertete. Edhe per vrasjen e vellezerve Bilali nuk kam qene asnjehere nen hetim nga prokuroria dhe jam shpallur ne kerkim nga policia, pra ne kerkim policor si person per t’u marre ne pyetje vetem se nuk jam gjetur ne banese.

Nuk kam patur asnjehere konflikt me vellezerit Bilali. Shume e çuditshme te kerkohet ekstradimi im ne nje kohe qe nuk jam arrestuar dhe i bej thirrje policise te dalin ne deklarate se ku dhe kur me ka arrestuar sepse une jam i lire dhe ne pritje ne drejtesise. Jetoj i lire ne Turqi dhe pres te zbardhet ngjarja.

SI U EKZEKUTUA 31-VJEÇARI

Endri Mustafa u ekzekutua në mënyrë makabre në mes të muajit maj të vitit 2021. Mustafa, baba i tre fëmijëve, u gjet në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, në një vend i njohur si zona e Livadheve. Ai ishte vrarë me 6 plumba, njëri prej të cilëve në pjesën e gojës, dy të tjerë në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Trupi i pajetë u gjet tri ditë pas denoncimit të zhdukjes në mënyrë të mistershme të 31-vjeçarit.

Ndërsa organet e hetimit akuzojnë si autor të vrasjes Ibrahim Licin, bashkëshortja e viktimës tha një vit më parë se me këtë familje kishin marrëdhënie të mira dhe se nuk ishin ata që e kishin kryer vrasjen. Prapa hekurave për ngjarjen është Ergys Malja, 16-vjeç, i cili dyshohet se e çoi viktimën në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e Prokurorisë, rezulton se Malja ka qenë ai që ka çuar Endri Mustafën në zonën e quajtur Livadhe, duke pretenduar se atje kishte mbjellë rreth 150 rrënjë kanabis. Në këtë zonë, ka ndodhur edhe vrasja e tij dhe sipas dëshmisë paraprake, Lici ka ardhur me motor dhe e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri. Atë natë, adoleshenti ka shkuar në shtëpi dhe vetëm të nesërmen, ka çuar Policinë në vendin ku ishte fshehur trupi i pajetë.

“Më 15 maj, solla në banesë një qengj të blerë në Postribë pasi ma kërkoi Endri Mustafa, i cili më dha fillimisht 40 mijë lekë të vjetra dhe më pas, rreth orës 19:00 më dha edhe 70 mijë lekë të tjera.

Atë ditë kemi biseduar për punë hashashi, pasi i thashë se kisha mbjellë 150 rrënjë hashash ‘3-muajsh’ në Livadhe me dy shokë dhe doja t’i merrja. Endri më tha se do të më ndihmonte që t’i merrja t’i çonim në shtëpi për t’i tharë.

Pas kësaj bisede, u nisëm për në shtëpi. Rreth orës 22:00, u nismë për në Libvadhe, pasi u takuam te shtëpia e Endrit, u nisëm në këmbë, duke kaluar rrugën e ‘Bypass’-it dhe u kthyem djathtas për të dalë në vendin e quajtur ‘Gropa e ekskavatorit’, ku kisha hashashin.

Aty na doli përpara Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endrin. Ai u shtri në tokë, duke i thënë: ‘aman mos më vrit pasha Zotin se kam fëmijë’. Ai e ka qëlluar përsëri edhe në fytyrë, duke i thënë ‘qofsh i xhenetit’. Pas kësaj, Ibrahim Lici është larguar me motor nga vendi i ngjarjes”, ka dëshmuar ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH SI NË FILMA/ BMW del në krahun tjetër të rrugës në Vlorë, rrëzon shtyllën dhe përplas një tjetër makinë (VIDEO)
Previous article SË BASHKU ME MIANIN DHE JUVENTUSIN/ Napoli shkruan historinë në Champions, bëhet ekipi i tretë italian që…

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë Aktualitet

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona Aktualitet

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT