Dritan Gjika kreu i mafies shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador, është arrestuar ditën e sotme në ë Abu Dhabi.
Në një operacion të koordinuar nga Njësia Kombëtare e Interpolit në Ekuador, në bashkëpunim me homologët e saj në Abu Dabi (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe në Spanjë, dhe falë punës hetimore dhe shkëmbimit të informacionit përmes programit PAcCTO 2.0, Gjika është kapur sot me qëllim ekstradimi, ndërsa ishte subjekt i dy Njoftimeve të Kuqe të Interpolit për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale.
‘Pjesë e strukturës kriminale ishin edhe punonjës të porteve detare, të cilët vepronin si informatorë dhe ndihmonin kriminelët të maskonin dhe të ndotin kontejnerët me lëndët e paligjshme, duke përdorur metodën e ashtuquajtur “grepi i verbër”. Më 6 shkurt 2024, Dritan Gjika u identifikua nga Prokuroria e Përgjithshme e Ekuadorit si drejtues i operacioneve të mafias shqiptare në këtë vend, pas një bastisjeje në një banesë në një lagje rezidenciale të Guayaquil-it’, thuhet në deklaratën e Policisë së Ekuadorit.


