SPAK kërkon 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për Adriatik Llallën. Ish-kryeprokurori akuzohet për fshehje të pasurisë.
Çështja ndaj Llallës shtë shqyrtuar me gjykim të shkurtuar dhe dënimi ulet në 1 vit e katër muaj.
SPAK ka kërkuar edhe përjashtimin me 5 vite të Adriatik Llallës nga funksionet publike.
Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim në tre raste.
Adriatik Llalla u hetua për disa vepra penale, përfshirë edhe pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.


