Ish-kryetari i Komunës së Libonikut të Maliqit është shkaktar i aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Korçës, duke lënë pas dy të vdekur.
Petrit Kupe, ish-administrator i njësisë Libonik, po udhëtonte me shpejtësi të lartë me mjetin e tij tip “Volswagen”, duke shkaktuar përplasjen me një mjet tjetër dhe më pas, u përplas për vdekje 34 vjeçari Sokol Hoxhallari me të bijën 6 vjeçare.
Katër vite më parë, Petrit Kupe është denoncuar në polici për ngacmim seksual nga një sanitare.
AlpeNews.al bën me dije se Petrit Kupe është personi mëposhtë: