• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I AKUZUAR PËR MASAKRËN E KUÇOVËS 1997/ GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm Fran Marashi për regjimin e posaçëm
Home
Aktualitet
Kronikë

I AKUZUAR PËR MASAKRËN E KUÇOVËS 1997/ GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm Fran Marashi për regjimin e posaçëm

20 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Kuçovës”, Fran Marashi lidhur me regjimin e tij të vuajtjes së dënimit.

Më 30 janar 2026, Marashi iu drejtua gjykatës me një kërkesë për kundërshtimin e urdhrit nr. 620, datë 13.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë, “Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë”.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, vendosi papranueshmërinë e kërkesës.

Vendimi nr. 119, datë 20.02.2026, u mbështet në nenet 112 dhe 471 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në disa vendime të mëparshme të Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.

Sipas gjykatës, kërkesa u shpall e papranueshme pasi çështja ka mbetur pa objekt.

Në vendim theksohet se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar afati nga dita pas njoftimit të vendimit.

Fran Marashi po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një institucion të sigurisë së lartë.

Njoftimi

Kërkuesi Fran Marashi me datë 30.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me

objekt: Kundërshtimin e urdhërit nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për

vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të

të burgosurit Fran Marashi”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet

112 dhe 471 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe vendimet nr. 28, datë 16.12.2008;

11, datë 05.04.2013 dhe nr. 4, datë 23.02.2016 të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin
119, datë 20.02.2026, vendosi:
Papranueshmërinë e kërkesës penale me nr. 119 Regjistri Themeltar, datë
30.01.2026, me Kërkues: Fran Marashi, me objekt: Shfuqizimin e urdhrit nr.

620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e

posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit

Fran Marashi” pasi çështja ka mbetur pa objekt.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në
Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke

filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ “Helikopteri i policisë u ul mbi kokat e qytetarëve në shesh”, rrëfimi i gazetarit për 20 shkurtin 1991: Monumenti i Enverit u shkoi studentëve si trofe i fitores
Previous article DETAJE NGA VRASJA E EGLI PASHOLLARIT/ U sulmua nga dy djem dhe një vajzë sapo doli nga makina, njëri e goditi pas shpine dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT