• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I AKUZUAR PËR KORRUPSION/ Sa vite burg kërkon prokuroria për ish-zyrtarin e Ministrisë, Arlind Gjokutaj
Home
Aktualitet
Kronikë

I AKUZUAR PËR KORRUPSION/ Sa vite burg kërkon prokuroria për ish-zyrtarin e Ministrisë, Arlind Gjokutaj

8 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas hetimeve për abuzimin me kompensimin financiar të një objekti të kompensuar më parë, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 2 vite burgim për ish-Sekretarin e Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj.

Ish-zyrtari u hetua fillimisht me masën e sigurisë arrest në burg dhe më pas Apeli e liroi, ndërsa prokurori Ndini Tavani kërkon që për veprën penale shpërdorim detyre, sipas nenit 248 të Kodit Penal, Gjokutaj të dënohet.

Gjykata është shprehur se vendimi do shpallet më 17 Tetor, teksa pala mbrojtëse pretendon pafajësinë.

Njoftimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 13.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Miratimin e marrëveshjes së fajësisë me të pandehurin Avni Bashukaj, datë 10.09.2024”, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” parashikuar nga neni 319 i K.Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 55, datë 08.10.2024 vendosi:

Miratimin e marrëveshjes “Mbi kushtet e pranimit të fajësisë dhe caktimin e dënimit”, mbi procedimin penal nr. 46, të vitit 2024 të Prokurorisë së Posaçme, me datë 10.09.2024, nënshkruar nga prokurori i çështjes, i pandehuri Avni Bashukaj dhe mbrojtësi i tij av. Pranvera Doçi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Avni Syl Bashukaj, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim (sipas marrëveshjes me datë 10.09.2024).

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Avni Syl Bashukaj, për një periudhë kohe prej 2 (dy) vitesh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij (sipas marrëveshjes me datë 10.09.2024).

Shpenzimet procedurale në fazën e hetimit paraprak në masën 10.616 (dhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë dhe ato të gjykimit, i ngarkohen të pandehurit.

Në referim të nenit 406/f, pika 1, të KPr.Penale, kundër vendimit nuk lejohet ankim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË LEZHË/ Makina përplas ciklomotorin, i plagosuri dërgohet me urgjencë drejt Traumës
Previous article TRAFIK KOKAINE/ Shkatërrohet organizata shqiptaro-marokene. Ja ku vepronte

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT