Apeli lë në fuqi sekuestron për pasuritë e ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistrit. Bistri akuzohet për veprat “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Kujtojmë se ish-shefi i Operacionales u arrestua në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.


