Mesditën e sotme është arrestuar një ndërtues i fuqishëm në Tiranë, Dritan Llanaj.
Dritan llanaj eshte pronari i nje firme ndertimi ne Tirane, Mesapliku 05 shpk.
Arrestimi i tij eshte bere nga Krimi Ekonomik i Policise se Tiranes nen akuzat “falsifikim dokumentash, ndertim i paligjshem dhe mashtrim me pasoja te renda.
Çfarë ndodhi në 2017:
Një grua ka kërkuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga një pallat në ndërtim në zonën e Tiranës së re. Ajo quhet Enkelejda Ahmetaj.Mësohet se shkak për këtë ngjarje është bërë një konflikt mes saj, si pronare e tokës dhe ndërtuesit të pallatit, që duket ka shkelur kontratën dhe i ka dalë nga fjala asaj dhe familjes së saj.
Në vendin e ngjarjes mbërrit uniformat blu dhe zjarrfikësit, që pas 1 ore negociatash, arritën ta zbrisnin gruan nga pallati.
PSE NDODHI KONFLIKTI
Vëllai I Enkeleda Ahmetajt, Ardi Ahmetaj u shpreh se ndërtuesi u mori truallin në bazë të një marrëveshje se do t’u kthente 37%, por pasi ndërtoi kompleksin nuk u dha asgjë. Ai ka pretenduar se prona i përket disa personave të tjerë, pasi ndërtoi kompleksin, por Ardi Ahmetaj shprehet se i kanë fituar gjyqet për të drejtën e pronës, ndërsa i kanë depozituar edhe në prokurori, por nuk është marrë asnjë masë ndaj ndërtuesit.
Administratori i firmës ‘Mesaplik 05 shpk’ është Dritan Llanaj, ndërsa të gjitha apartamentet sipas banorëve që pretendojnë se kanë pronësinë e truallit janë shituar të gjitha dhe se gjithcka është e falsifikuar.
AlpeNews.al


