• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I AKUZUAR PËR DROGË NË GJERMANI/ SPAK i sekuestron vilën 2 kate dhe “Lamborginin” në Palasë 44-vjeçarit
Home
Breaking News

I AKUZUAR PËR DROGË NË GJERMANI/ SPAK i sekuestron vilën 2 kate dhe “Lamborginin” në Palasë 44-vjeçarit

13 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rrjeta e hedhur nga autoritetet gjermane të drejtësisë, për gjetjen e pasurive të një 44-vjeçari shqiptar të akuzuar për trafik droge, ka kapur një vilë dhe një mjet luksoz “Lamborgini” Aventador në bregdetin e Palasës në Shqipëri.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vënë nën sekuestro dy pasuri të Visar Miftarit, pas dyshimeve se janë krijuar në burime kriminale. Gjuetia e pasurive të 44 vjeçarit me shtetësi gjermane në Shqipëri nisi në mars të këtij viti, pas një kërkesë nga autoritetet gjermane të drejtësisë.

Në kohën e dërgimit të kërkesës Visar Miftari, ndodhej i ndaluar në një institucion korrektues në Frankfurt. Ai dyshohej nga shteti gjerman për tregtim të kokainës dhe kanabisit në sasi jo të vogla, si anëtar i një bande, veprimtari e kryer gjatë pesë viteve të fundit. Sipas vendimit për sekuestro të gjykatës gjermane të Darmstadt, 44-vjeçari dyshohej se kishte përfituar nga tregtimi i drogës të paktën 11.2 milionë euro.

Hetimi i SPAK në Shqipëri zbuloi se në vitin 2022, i dyshuari kishte blerë një vilë në vlerën e 260 mijë eurove në një rezidencë luksoze në Palasë. Shuma e parave për blerjen e vilës dy katëshe, me sipërfaqe të katit të parë 72 m2 dhe një sipërfaqe parcele prej 362 m2, ka kaluar përmes një transferte bankare nga Gjermania në Shqipëri.

Në informacionin e dërguar nga pala gjermane për SPAK është cituar se tek vila në Palasë ndodhet një automjet Lamborgini Aventador, si modeli në këtë foto, që i përket shtetasit Visar Miftari. Duke arsyetuar se të dy pasuritë dyshohet se janë krijuar nga aktivitetit kriminal i 44-vjeçarit në shtetin gjerman, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për vendosjen e tyre nën masën e “sekuestros preventive”.

Në të njëjtin vendim, përveç ngrirjes së dy pasurive, GJKKO ia ngarkoi Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara administrimin dhe përdorimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I FRIKSHËM NË RRUGËN E ARBRIT/ Makinat përplasen kokë më kokë, dy drejtuesit dërgohen me urgjencë në spital
Previous article SHEFI I NATO-S VIZITË ZYRTARE NË WASHINGTON/ Takime me Trump dhe sekretarin e Mbrojtjes! Priten njoftime për Ukrainën

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT