Gjatë ditëve festive të këtij muaji, vizitorët do të mund të kenë mundësi të vizitojnë të gjitha monumentet dhe sitet arkeologjike të qytetit të Vlorës.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë bën të ditur se “përfitojnë hyrje të lirë me tarifë zero, të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha monumentet dhe sitet si Parku Arkeologjik i Amantias, Parku Arkeologjik i Orikut, Parku Arkeologjik i Finiqit, Kalaja e Kaninës, Kalaja e Himarës, Kalaja e Porto Palermos, Kisha e Shën Kollit në Mesopotam dhe Rrënojat e Manastirit të 40 Shenjtorëve në Sarandë”.
Ditët festive të muajit shtator janë:
- 5 Shtator 2018 – Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës
- 26-27-28-29-30 Shtator 2018 – Ditët Europiane të Trashëgimisë dhe Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.
Hyrja falas në këto monumente bën që numri i vizitorëve vendas dhe të huaj të rritet duke bërë që Shqipëria të jetë vendi turistik i të gjithëve dhe i aksesueshëm për çdo turist.